19.10.2023
Mr.Ragmi Destani merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare - Fetva dhe Sfidat e Mijëvjeçarit të Tretë
www.kbi-bujanoc.com
Në Kajro të Egjiptit, filloi punimet Konferenca Ndërkombëtare “Fetva dhe Sfidat e Mijëvjeçarit të Tretë”, e organizuar nën përkujdesjen e Sekretariatit të Përgjithshëm të Institucioneve dhe Organeve të Fetvasë në Botë dhe nën patronazhin e presidentit të Republikës së Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi.
Në edicionin e saj të tetë, po marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë nga organizata ndërkombëtare, ministra, ambasadorë, shtetarë dhe myfti të lartë nga njëqind vende të botës.
Konferenca përfaqëson një pikënisje të rëndësishme për diskutimin e mekanizmave për përballimin e sfidave të mijëvjeçarit të tretë në të gjitha nivelet dhe fushat, si dhe mëton të shpjegojë rëndësinë së fetvasë në këtë drejtim, duke marrë parasysh plotësimin e nevojave të individëve, sidomos me sfidat me të cilat përballet bota.
Diskutimet e saj synojnë të nënvizojnë rolin e fetvave në çështjet kryesore humanitare, të identifikojnë sfidat e rrezikshme me të cilat përballet njerëzimi në mijëvjeçarin e tretë, si dhe të mbështesin tendencat globale për t’u përballur me sfidat shëndetësore, ekonomike dhe të tjera.
Konferenca filloi punimet nën hijen e zhvillimeve të fundit ne Palestinë, ku të pranishmit dënuan dhunën e ditëve të fundit në ato vende, e në veçanti sulmin mbi spitalin në Gaza, i cili shkaktoi viktima civile të shumta.
Në ketë Konferencë, nga Ballkani po merr pjesë dhe kryetari i Keshillit te Bashkesise Islame ne Bujanoc Mr.Ragmi Destani
581 Shikime