A është Kurani një libër i rrezikshëm?

09.10.2023

A është Kurani një libër i rrezikshëm?


A është Kurani një libër i rrezikshëm?

Www.kbibujanoc.com

A është Kurani një libër i rrezikshëm?1



Ky tekst yni ka për qëllim kryesor të vetin që nga ata që janë të arsimuar në kulturë të tillë të eliminojë ose të paktën të zbut, sa të jetë e mundur, “shkëndijat kulturore”, të cilat sot shfaqen, sa herë që në shoqëritë laike ose shekullare Kurani interpretohet me arrogancë dhe lexohet kuturu, ose kur vetë myslimanët citojnë nga rreshtat e faqeve të tij rreshtat (ajat), alinetë dhe pjesët si shkronja të rëndomta të ligjit ose, në rastet edhe më të rënda, si nene të kushtetutës shtetërore ose thirrjeve luftarake!

Të folurit rreth Kuranit

Para të të folurit për Kuranin, të cilin myslimanët tradicionalë nga besimi i tyre islam, katërmbëdhjetë shekuj e pranojnë për Shpallje të Zotit(2), dhe në të besojnë si të Folur i Zotit dhe Fjalë e Zotit, dhe me këtë e konsiderojnë atë si burimin e tyre fetar të parë dhe kryesor, sot janë paraqitur shumë pengesa të tmerrshme në pranimin, madje edhe injorancë e pafytyrë që e pengon të kuptuarit korrekt të Librit të shenjtë islam. 
Pengesa dhe vështirësia e rëndësishme në moskuptimin e Kuranit është në atë se shumë myslimanë të sotëm, të kapluar nga luftërat e egra të llojeve të ndryshme, i shtrembërojnë mesazhet dhe zotimet e shenjta të të folurit kuranor të cilat i zbuloi tradita islame brenda rrjedhave kryesore dhe shkollave të themeluara të tyre. Arsyet e këtij shtrembërimi të mesazhit kuranor zënë fill në situatat përbuzëse ekzistenciale (shoqërore, politike, ekonomike...) të myslimanëve sot, kurse ato situata dhe mundësi në masë të madhe e bashkëpërcaktojnë interpretimin e sotëm të Kuranit të shumicës prej tyre. Por edhe shumë njerëzve të tjerë jashtë orbitës religjioze, kulturore dhe qytetëruese të cilat i bashkëpërcaktojnë vetë myslimanët.
Myslimanët që vdesin nën armë, në qytete ose krahina të rrethuara, që pësojnë në marshutat tokësore prej refugjatësh ose nëpër dete të trazuara, edhe ashtu të përgjakur me njëri-tjetrin, qartë të përcaktuara sipas linjave ndarëse sektare apo të tjera, të rraskapitur nga çdo mjerim dhe idhtësi, në faqet e Kuranit, para çdo kërkimi për rehati dhe paqe, i kërkojnë ato fragmente të Kuranit, kuptimin e të cilit e shtrijnë ashtu që zëri i Kuranit të duket sa më fuqishëm e sa më vrazhdë, që të flasë si rebelim kundër rendit të sotëm botëror, dhe kundër “armiqve myslimanë në të gjitha anët e botës”.
Gjendja është edhe më e vështirë në thirrjen këmbëngulëse në Kuran, në mesin e atyre myslimanëve që janë të orientuar ideologjikisht me fanatizëm kundër Perëndimit, atë pjesë të botës që ata fajësojnë si hemisferën armiqësore për të gjitha problemet, fatkeqësitë, rrëzimet dhe katastrofat e veta.
Myslimanët e fyer të proveniencave të ndryshme, disa milion prej tyre, kanë zëdhënësit e tyre të pacenueshëm, në fakt skajshmërish të radikalizuar, të cilët, në mijëra faqe interneti, ata ofrojnë interpretimet e tyre të Kuranit, të zhvendosur jashtë traditës së Islamit, jashtë tërësisë së Kuranit të cilën myslimanët tradicionalë gjithnjë e gjenin në Kuran dhe në historinë e Kuranit. Të ashtuquajturat “qarqet ekstreme myslimane” dhe “ideologët radikalë myslimanë” ofrojnë proklamata të zhveshura kuranore, më së shpeshti dhunshëm të shpërndara dhe të shkëputura rëndë nga tërësia e Kuranit dhe nga tërësia e historisë së Kuranit, në mënyrë që t’u shërbejnë atyre si thirrje më të zakonshme të luftës dhe parulla sulmuese. (p.sh.: 2:191; 4:89; 47:4). 
Në të vërtetë, ai i cili has në fletëpalosje, broshura dhe libërtha, me një përzgjedhje të tillë të shkëputur nga konteksti kuranor dhe historik, të alineve dhe fragmenteve pikërisht në mënyrën e përmendur, ai për Kuranin do të gjykojë dhe përfundojë se bëhet fjalë për një libër luftarak, të vrazhdë dhe apatik.
Njeriu me informacione të tilla mbi Kuranin do të bartë një imazh të gabuar për këtë libër, dhe do të jetë i privuar nga njohja që pikërisht tre tërësi të përmendura të Kuranit e bartin vulën e një situate të rëndë historike në të cilën jetuan myslimanët në Mekë dhe Medinë. Prandaj, citatet e përmendura kuranore: 2:191; 4:89; 47:4, janë të shënuara me rrethana të veçanta të mbrojtjes së drejtpërdrejtë për vetë mbijetesën e komunitetit mysliman në Mekë dhe Medinë, dhe nuk reflektojnë në asnjë mënyrë qëndrimin e përgjithshëm të Kuranit ndaj jomyslimanëve, as nuk ofrojnë parime të përcaktuara ose të përhershme për qëndrimin e Kuranit ndaj feve dhe njerëzve të tjerë.

Përmbajtja paqësore e tekstit kuranor

Nga ana tjetër, konsiderojmë se nuk është mënyra më e mirë për të mbrojtur Kuranin 
ajo kur, me citatet e përmendura kuranore 2:191; 4:89; 47:4, abrogohen ajetet dhe citatet kuranore me “përmbajtje paqësore”. Sigurisht, ka shumë pasazhe të Kuranit që ofrojnë qëndrimin e përgjithshëm të këtij libri të shenjtë për njerëzit dhe religjionet tjera (p.sh.: 2:190; 2:208; 9:4; 16:125). 
Pasazhe të tilla të Kuranit, të cilat kultivojnë një mesazh të durueshëm ose tolerant, ka akoma, do të gjenden si filigran përgjatë shumë kapitujve të Librit të shenjtë islam. Por, sikur që thamë për pasazhet 47:4 ;4:89 ;2:191, që janë nxjerrë si nga konteksti kuranor ashtu edhe nga konteksti historik, dhe për këto pasazhe të Kuranit (2:208; 16:125; 2:190; 9:4 etj.), kur i krahasojmë si një tabelë më vete, mund të thuhet se janë nxjerrë edhe nga konteksti kuranor, por edhe nga konteksti historik.
Edhe njëra edhe mënyra tjetër (e para që pohon se Kurani është një libër me mesazhe armiqësore, e dyta që e përfaqëson Kuranin në mënyrën e sloganeve të shkruara me shkronja të mëdha, të ngritura lart në demonstrata në mbështetje në përkrahje të paqes në botë) nuk ofrojnë atë që ofron tërësia e Kuranit kur bëhet fjalë për tematizimin e qëndrimeve dhe pikëpamjeve kuranore për bashkëpunimin e njerëzimit të feve të ndryshme, ngjyrave, gjuhëve, pjesëve të botës.
Sigurisht, Kurani është shpallur në shekullin VII sipas Isait a.s. (Jezu Krishtit), pas Islamit nuk u shfaq asnjë religjion i ri të formatit botëror. U shfaqen sekte të reja (protestantizmi, për shembull), por ato nuk u treguan si një shtyllë e religjionit të re. Kurani në shekullin VII kishte obligim të trajtonte skenën religjioze të njerëzimit. 
Këtë edhe e bëri në mënyrë të detektimit të dallimeve dogmatike midis Islamit dhe tyre, por edhe në mënyrë të proklamimit të përgjithshëm se Zoti është - një Zot dhe i vetëm, Zoti i të gjithë njerëzve, i të gjithë besimtarëve, drejtimeve dhe rrugëve. Kurani me angazhim u tërheq vërejtjen të gjithë atyre besimtarëve të ndryshëm, u propozon që të mendojnë nëse besimet e tyre, të cilat për pasojë kanë bërje të shumta, me të vërtetë i çojnë kah Zoti, a i çojnë ata drejt përhapjes së të mirave në këtë botë. Sigurisht, sipas shkronjës së Kuranit, shpesh edhe vetë myslimanët, nuk janë përjashtuar nga këto paralajmërime kuranore.
Kurani pohon qartë se njerëzimi i një feje nuk është projekti i tij (krahaso: El Maide, 5:48).(3) Aq më i gabueshëm është klasifikoni i alineve të Kuranit në mënyrën e dualizmit të kulluar (“për” dhe “kundër”). Kurani nuk është një libër kundërthënës. Është shumë më e këshillueshme që të trajtohen vende të shumta të Kuranit dhe të ndjehet kudo qoftë ato libra në faqe të ndryshme, në tema, hollësi, detaje të botëve të shumta e të mëdha për të cilat libri i Kuranit flet në shpërthimet e qarta të fjalëve të veta karakteristike për stilin e tij.
E megjithatë, pasazhet dhe citatet e Kuranit që thërrasin për luftë në traditën islame të interpretimit të Kuranit gjithmonë janë trajtuar si mesazhe specifike për rrethana e kohë të caktuara, dhe assesi si parime të përhershme, dhe as si një mesazh i pakushtëzuar përhershëm i Kuranit.
Me fjalë të tjera, Kurani duhet të lexohet nga tërësia e tij. Kurse tërësia e Kuranit rekomandon paqen (p.sh. 2:208), paqja është baza dhe parimi, kurse lufta është përjashtim.(4) Gjatë kësaj kohe duhet pasur parasysh se as Bibla, as Kurani nuk e “shpikën” luftën; përkundrazi, lufta është aty, përbri njeriut, si dukuri e shëmtuar dhe e neveritshme e ekzistencës njerëzore. Kjo duhet të kihet parasysh sa herë që ne në Kuran lexojmë pasazhe dhe aline për mizoritë e luftës dhe luftimit, por edhe për zbutjen e vështirësive luftarake dhe fatit të keq të robërve që rrjedhin prej tyre. Sikur në shumë faqe të Kuranit e gjejmë atë paralajmëruese Hyjnore “por”. Sikur mbi një shumësi faqesh të Kuranit gjejmë atë “por” qortuese hyjnore. Te këto “por” duhet ndalur dhe të mendohet për to. Për shembull, do të mendonim se Kurani vetëm i mbron dhe i ruan xhamitë dhe Tempullin e Shenjtë mekas. Dhe pastaj papritmas hasim në atë “por” Hyjnor, pas të cilit shohim se Zoti i mbron edhe kishat, edhe sinagogat, edhe manastiret dhe edhe xhamitë. Për shembull: “...Sikur Allahu të mos i luftonte njerëzit me njëri tjetrin, do të rrëzoheshim ne themel manastiret, edhe kishat, edhe sinagogat, edhe xhamitë në të cilat përmendet shumë emri i Allahut!”(5)
Prandaj, nga mesazhi kuranor se “Zoti është krijues i të gjitha krijesave dhe i gjithë njerëzve” (rabbu ‘l-?alemîn krah. suren e parë të Kuranit ose El Fatiha, 1:1-3), nxirret parimi kuranor për Zotin si një shpresë e përgjithshme për të gjithë njerëzit (krah. p.sh. 2:62), e jo vetëm për myslimanët. Në fakt, në Kuran, mëshira e Zotit është përmendur në dhjetëra herë. Përveç kësaj, Kurani në rreth njëzet vende i drejtohet tërë njerëzimit (ja ejjuhe ‘n-nasu - o ju njerëz, o njerëzim!), dhe kjo është dëshmi e aspiratës së fortë të porosisë së tij për të afirmuar thirrjet universale të njerëzimit dhe bashkëpunimin midis segmenteve të tij të larmishme.

Kurani është provë për ju dhe kundër jush

Nëse, shkurtimisht, do të kthehemi te ndërhyrjet e fuqishme tejet të angazhuara, luftarake, madje edhe të luftës për fjalitë (ajat), pasazhet dhe faqet kuranore, duhet përsëri të rikujtojmë se për to ne sot dimë si nga myslimanët ashtu edhe nga jomyslimanët dhe mediat e tyre djathtiste. 
Sado që lëvizjet antikolonialiste, si dhe njerëzit që i drejtuan ato, nuk u kujdesën sa duhet të shpjegojnë kontekstin teorik dhe historik të “vendeve militante” nga Kurani (2:191; 4:89; 47:4), ashtu as mediat djathtiste sot nuk po tregojnë as qëllimin më të vogël që lexuesve të tyre të shumtë shumë milionësh t’ua shpjegojnë që Kurani përmban një numër shumë më të madh të teksteve, të cilat në mënyrë ekzegjetike dhe hermeneutike, i bashkëpërcaktojnë ato maksima nga Kurani të cilat ata i përdoren në mënyrë abuzive mediatikisht, në mënyrë të pamundësimit të përhershëm të çfarëdo dialogu të arsyeshëm me myslimanët dhe Islamin.
Për fat të keq, të dy drejtimet në “shtrembërimin e Kuranit” sot, edhe ai i myslimanëve të radikalizuar, sikur edhe ai që pason mijëra media të krahut të djathtë në Perëndim, shfaqen si një pengesë e tmerrshme për të folur për Kuranin 
në mënyrë të arsyeshme sipas traditës mijëvjeçare islame, e cila ishte në kërkim të kompaktësisë kuranore. 
Në fund, t’i themi dy-tre fjalë për atë sa çka nënkuptojmë ne me “tërësinë e Kuranit” për të cilën mendojmë që sot është aq shumë e lënë pas dore, e pothuajse edhe e harruar nga shumë myslimanë dhe jomyslimanë në mënyrë të padrejtë. Kurani është prej pjesëve që e përbëjnë tërësinë. Është vetëm tërësia ajo që u jep pjesëve kuptimin, tonalitetin. Por, tërësisë gjithmonë i drejtohemi përmes pjesëve të veçanta, përmes detajeve, përmes hollësive. Derisa kalojmë nëpër pjesë, detaje dhe hollësi, na duhet sa më shpesh që të jetë e mundur të shikojmë këndvështrimet dhe horizontet kuranore “atje lart”, “atje poshtë”, ”atje mbrapa”. Kurani, në ndonjë mënyrë, me gjithë përfshirjen e tij, na “përfshin” edhe neve dhe atë që lexojmë prej tij. Sikur kur udhëtojmë nëpër botë, kudo që të vijmë, përsëri e gjejmë qiellin sipër kokës sonë! Pikërisht kështu është edhe rasti me leximin e Kuranit: pas çdo detaji të adresuar, më lart është gjithë përfshirja kuranore, ajo tërësi kuranore, e cila kontekstualizon gjithçka, që sjell gjithçka në Kuran në një marrëdhënie reciproke.


Enes Kariq
Nga gjuha boshnjake përktheu e përshtati: 
Dr. Azmir Jusufi 

298 Shikime