MANIFESIM FETAR KUSHTUAR LINDJES SË MUHAMEDIT S.A.V.S. ORGANIZUAR NGA KBI-BUJANOC

28.09.2023

MANIFESIM FETAR KUSHTUAR LINDJES SË MUHAMEDIT S.A.V.S. ORGANIZUAR NGA KBI-BUJANOC


MANIFESIM FETAR KUSHTUAR LINDJES SË MUHAMEDIT S.A.V.S. ORGANIZUAR NGA KBI-BUJANOC

www.kbi-bujanoc.com

 

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, për nder të ditëlindjes së Pejgamberit Muhamedit s.a.v.s, 
në xhaminë e fshatit Nasalcë,  organizoi manifestim fetar kushtuar kësaj ngjarje të madhe për Islamin dhe muslimanët. 

Fjalën përshëndetëse e pati kryetari i KBI-së Ragmi ef Destani, ligjëratën e këtij organizimi e mbajti Vedat ef. Bakiu profesor në medresenë e Luginës së Preshevës dhe imam në fshatin Bilaç.
 
Programi u shoqërua me këndim të Mevludit dhe ilahi,  nga aktivistë dhe nxënës të medresesë, kurse duanë e këtij manifestimi e bëri Sevder ef Bajrami,  sekretar i KBI-së. 

Pas manifestimit këshilli i xhamisë kishte shtruar koktej më pije dhe ëmbëlsira. 

KBI-BUJANOC 
Shtator 2023

356 Shikime