21.08.2023
A po ndani bileta për xhehenem?
 
       
          www.kbi-bujanoc.com
Kam njohur dy lloje të njerëzve. Ata që merren me fenë e tyre dhe ata që kujdesen për fenë e të tjerëve.
Grupi i parë përpiqet të gjejë mënyra që vet, dhe me të tjerët, të hyjnë në Xhenet, ndërsa grupi tjetër përpiqet që të argumentojë se të gjithë të tjerët janë të dënuar në Xhehenem.
Grupi i parë përpiqet të gjejë për të tjerët justifikim, që të mund t’ua falë gabimet e tyre, ndërsa grupi tjetër në mënyrë aktive i kërkon lëshimet te të tjerët, në mënyrë që të jetë në gjendje t’i kritikojë apo ndëshkojë.
Grupi i parë është i përqendruar në gjetjen e zgjidhjeve, ndërsa grupi tjetër është i fokusuar në gabimet e të tjerëve dhe pasojat e tyre.
Grupi i parë kujdeset që t’i mësojë të tjerët dhe t’i inkurajojë që të bëjnë vepra të mira, ndërsa grupi tjetër thjesht ju bëjnë vërejtje të tjerëve për të këqijat e risive duke i lënë ata pa dijeni e pa vepra.
Grupi i parë e shohin të mirën tek njerëzit dhe janë optimistë me ta, ndërsa grupi tjetër e shohin të keqen tek njerëzit dhe nuk presin asgjë prej tyre.
Grupi i parë e duan jetën dhe njerëzit, dhe si kundërshpërblim marrin dashuri, ndërsa grupi tjetër i trembin njerëzit dhe qëndrojnë larg tyre, dhe si kundërshpërblim e kanë mosrespektin e tyre.
Grupi i parë këshillojnë, ndërsa grupi tjetër poshtërojnë.
Grupi i parë i fshehin gabimet e të tjerëve dhe i tregojnë cilësitë e tyre të mira, ndërsa grupi tjetër i harrojnë veprat e mira që ua kanë bërë të tjerët, dhe flasin hapur për gabimet e njerëzve të tjerë.
Grupi i parë e nxjerrin më të mirën nga ju, ndërsa grupi tjetër e nxjerrin më të keqen nga ju.
Le të bëhemi me grupin e parë dhe në shoqërinë e tyre, dhe të kujdesemi që mos të bëhemi me ata të grupit tjetër. /Velid Besjuni; IslamBosna.ba/
Përkthim: Miftar Ajdini
371 Shikime
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar  Ora e organeve të njeriut kur thërret
 Ora e organeve të njeriut kur thërret Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë
 Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë Nevoja e të rinjve për model
 Nevoja e të rinjve për model Le të jemi të kënaqur me atë që kemi!
 Le të jemi të kënaqur me atë që kemi! KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë
 KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë Begatitë e dimrit në Islam
 Begatitë e dimrit në Islam Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës
 Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës