31.01.2023
Këmbë nga Austria deri në Mekë për të kryer Haxhin
www.kbi-bujanoc.com
Enver Beganoviq, 52 vjeç, nga Cazin, i cili jeton në Austri, ka përshkuar 1500 kilometrat e para nga gjithsej 6600 kilometra rrugës për në Mekë, ku synon ta kryejë Haxhin këtë vit.
Beganoviç thotë se ai e ka vizatuar vetë rrugën dhe se do t’i duhen të paktën shtatë muaj e shtatë ditë për të arritur qëllimin e tij.
“Bëra një plan udhëtimi dhe i zgjodha vetë rrugët. Po kaloj nëpër disa vende të ish-Jugosllavisë; u ndala në Cazin, ku linda, shkova në Istria ku vizitova nënën dhe të afërmit, do kaloj në 12 shtete. U nisa nga Austria, duke kaluar nëpër Slloveni, Kroaci Bosnje. Tani jam në Serbi, pastaj do kaloj në Maqedoni, Bullgari, Turqi, Irak e kështu me radhë deri në Mekë”, tha Beganoviç dhe shtoi se nuk e shqetësojnë temperaturat nën zero.
Beganoviç thotë se për këtë lloj udhëtimi është përgatitur për një gjysmë viti dhe se në ditë kalon nga 35 deri në 60 kilometra, varësisht nga kushtet atmosferike.
481 Shikime