Takimi me Imamët e KBI-së Bujanoc në prag të muajit të bekuar të Ramazanit

30.05.2016

Takimi me Imamët e KBI-së Bujanoc në prag të muajit të bekuar të Ramazanit


Takimi me Imamët e KBI-së Bujanoc  në prag të muajit të bekuar të Ramazanit

Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc mbajti takimin e përbashkët me imamët e saj në pragë të muajit të Ramazanit.

Takimi filloi me leximin  e disa vargjeve nga Kur’ani  famëlart nga Xhelal ef. Jakupi , pastaj  vazhdoi me fjalën kryeimami pranë KBI-Bujanoc  Ragmi ef Destani i cili i përshëndeti të pranishmit , ku i njoftoi  për qëllimin e takimit që ka të bëjë me koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve gjatë muajit të Ramazanit.

 Gjat fjalimit të tij i njoftoi  me platformën gjithpërfshirse të aktiviteteve që pritet të organizohen nga Kryesia e KBI-së ,si organizimin e ligjeratave  nga imamët nëpër xhamit e tyre , iftareve të përbashkëta, kombinim me imamët e KBI-Kamenic që gjat ligjeratave para teravis të prezentojm ne xhami e teritorit të Kaemnicës si dhe anasjelltas si dhe mbajten e mukableve gjat këtij muaji të shenjët Ramazan.

Në këtë takim u bisedua edhe për çështjen e ftvave që kanë të bëjnë rreth Ramazani ku u kërkua nga kryeimami që të nxjerr disa pika ku  të gjith imamët të dalin me të njejtat përgjigje, dhe u vendos që të gjith imamët ta veprojn mbas takvimin të cilin e ka përpiluar Bashkësisa Islame e Kosoves, ku dhe të gjith imamëve iu shpërndan vaktiat e Ramazanit.

Në mbyllje të këtij takimi kryeimami Ragmi ef Destani kërkoi nga imamët që të  jenë sa më aktiv e të japin maksimumin dhe u premtoi përkrahje nga  Kryesia e KBI-së në organizimin sa më të mirë të pritjes së këtij muaji të shenjtë .

Këshilli i Bashkësis Islame

Bujanoc 30.05.2016

/KBI-Bujanoc.com/

 .

3912 Shikime