15.05.2016
Dua e Hatmes në xhaminë e fshatit Tërrnoc të komunës së Bujanocit
Më 15.05.2016 pas namazit të drekës në xhaminë e mesme të fshatit Tërrnoc u zhvillua ceremonia e duasë së hatmes.
Të pranishëm në kët manifestim ishin imamë nga Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc një numer i madh i xhematlinjëve ,musafirëve si dhe familjar të nxënësve .
Fillimish programi u hap nga nxënësit e kësaj xhamie të cilët marshuan deri tek vendi të përcjellur me Tekbire . Imami i kësaj xhamie njëherit edhe kryetar i Bashkësis Islame në Bujanoc Sulejman ef. Fejzullahu i përshëndeti të pranishimit duke i dëshiruar mirseardhje në kët tubim madhështor, ku edhe mbajti një ligjerat duke folur rreth rëndësis së mësim-leximit të Kur’anit ku dha një mesazh për të gjith ata qëkanë mësuar Kur’an duke i porositur që edhe në të ardhmen të mos e harrojn atë.
Një ligjerat rreth vlerës së mësimit të leximit të Kur’anit e mbajti Hamdi ef. Morina nga Kamenica.
Pas ligjeratës filluan nxënësit me programin e tyre të cilin e kishin përgatitur enkas për kët ditë ku prezentuan me ilahi, monolgje, lexim nga disa pjes të Kur’anit etj.
Ky program u përmbyll me duan e hatëmes të cilën e bëri imami i xhamis Sulejman ef. Fejzullahu ku edhe në fund për nxënëxit shpërndau çertifikata nga KBI-Bujanoc.
Nxënësit të cilët kishin përfunduar leximin e Kur’anit ishin:
1.Anita Zairi 11.Gresa Aqifi 21.Albina Amidi 31.Qëndresa Imeri
2.Esma Murati 12.Alejna Rexhepi 22.Esra Vebiu 32.Vildane Ismaili
3.Çetin Aqifi 13.Erdina Iseni 23.Blerina Ramizi 33.Xheneta Aliji
4.Elona Ameti 14.Elion Arifi 24.Edvin Qazimi 34.Visar Sabedini
5.Elsa Beqiri 15.Ben Veliu 25.Semine Memeti 35.Sabedin Veliu
6.Sunaj Osmani 16.Ajna Salihu 26.Erblin Fejzullahu 36.Bjondina Aliu
7.Elza Ameti 17.Shuajb Haliti 27.Riola Sulejmani 37.Art Ramadani
8.Albion Haliti 18.Qazime Salihi 28.Betim Asllani 38.Alejna Murati
9.Alban Aliti 19.Elife Halimi 29.Arlind Murati 39.Belkise Jusufi
10.Selma Sulejmani 20.Muhamed Selimi 30.Valentina Aliji 40.Zijadin Ramadani
41.Enis Fejzullahu
Më në fund, nga ana e prindërve të fëmijëve që kishin kryer hatmen, u shtrua një koktej në oborrin e xhamis. Lusim Allahun xh.sh që të i shpërblej dhe ti ruaj këta të rinjë që në të ardhmen të jen shembull i shoqëris sonë si dhe imamin për angazhimin që bëri për pregatitjen e këtyre nxënësve, Muhamedi a.s thotë: Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve
/KBI-Bujanoc.com/
3451 Shikime