10.05.2016
A mund të flesh kur të vije fortuna ?
Disa vjet më parë, një fermer e kishte blerë një tokë pranë brigjeve të Atlantikut. Vendosi lajmërimin për të punësuar një ndihmës. Shumica e njerëzve nuk e dëshironin punën në fermat përgjatë Atlantikut.
Frikësoheshin që fortuna e ashpër e cila vinte nga Atlantiku mund t’i shkretojë të mbjellat dhe shtëpitë.
Fermeri ishte bërë i padurueshëm duke pritur. Më në fund, një njeri i shkurtër, i thatë, iu paraqit fermerit.
- A do të jesh ndihmës i mirë? - pyeti fermeri.
- Po, mund të flej i qetë kur fryen shtrëngata. - u përgjigj ky njeri.
I hutuar me përgjigjen, fermeri edhe pse i dëshpëruar vendosi ta punësojë.
Njeriu punonte mirë me zell rreth fermës prej mëngjesit deri në mbrëmje dhe fermeri ishte i kënaqur me të.
Por, një natë era e fuqishme filloi të fishkëllojë rreth brigjeve të Atlantikut. U ngrit fermeri nga shtrati, mori fanarin dhe nxitoi kah dera e ndihmësit të tij. E shkundi duke i bërtitur - Ngrihu shpejtë! Po vjen stuhia! Eja t’i lidhim gjërat para se t’i bart era!
Njeriu u kthye në krevat dhe me vendosmëri tha: - Jo, zotëri! Të kam thënë se mund të flej kur vjen stuhia.
I tërbuar nga kjo përgjigje, fermeri ishte në sprovë që ta dëbojë menjëherë nga puna ndihmësin. Por, në vend të kësaj, nxitoi jashtë për t’u përgatitur për fortunë. Por, për habi, vërejti që gjithë mullarët e sanës ishin të mbuluar. Lopët ishin në shtallë, pulat në kotecin e tyre, ndërsa dyert e mbyllura mirë. Dritaret poashtu ishin të mbyllura. Çdo gjë ishte e lidhur për bukuri. Asgjë nuk ishte kërcënuar nga stuhia.
Fermeri atëherë e kuptoi çfarë i kishte thënë ndihmësi i tij dhe i kënaqur u kthye në krevat për të fjetur.
A mund të flini kur përgatitet fortuna?
Nëse jeni të përgatitur shpirtërisht, mentalisht dhe fizikisht, nuk duhet të frikësoheni nga asgjë.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
/KBI-Bujanoc.com/
4105 Shikime