Dhënia e Sadakasë (Lëmoshës) dhe dobitë e saj

21.01.2016

Dhënia e Sadakasë (Lëmoshës) dhe dobitë e saj


Dhënia e Sadakasë (Lëmoshës) dhe dobitë e saj

Allahu në Kur’an thotë: ( Me të vërtetë Allahu i don sadakadhënësit ). Jusuf 88

Dobitë e sadakasë janë të shumta, prej tyre:

1. Sadaka është derë prej derave të xhenetit.

2. Sadaka është nga veprat më të vlefshme, kurse sadaka më e mirë është të ushqesh të varfërit.

3. Sadaka i bën hije pronarit të saj në ditën e kijametit , dhe e nxjerr atë nga zjarri i xhehenemit.

4. Sadaka e shuan hidhërimin e Zotit ndaj robit dhe nxehtësinë e varrit.

5. Sadaka është dhurata më e mirë që i dhurohet të vdekurit, dhe më e dobishmja për atë.

6. Sadaka është pastrim i pasurisë dhe pastrim i shpirtit, dhe shtim i të mirave.

7. Sadaka është shkak i gëzimit të sadakadhënësit dhe ndriçim i fytyrës së tij në ditën e gjykimit.

8. Sadaka është siguri nga frika e ditës së gjykimit,, dhe largim i mërzisë nga e kaluara.

9. Sadaka është shkak për faljen dha pastrimin e mëkateve.

10. Sadaka është shenjë paralajmëruese për përfundim të mirë nga kjo jetë, dhe shkak për lutjen e melaqeve për të.

11. Sadakadhënësi është nga njerëzit e dalluar, dhe sadaka sevapin e ka me të gjith ata që marrin pjesë në të.

12. Sadakadhënësit iu është premtuar mirësi e madhe dhe shpërblim i madh.

13. Dhënia e sadakasë është prej cilësive të njerëzëve të devotshmëm,, dhe ajo gjithashtu është shkak për dashurinë e Zotit ndaj sadakadhënësit.

14. Sadaka është shenjë e solidaritetit, nderit dhe bujarisë.

15. Sadaka është shkak për pranimin e lutjeve, dhe largimin e brengave.

16. Sadaka e largon armiqësinë dhe i mbyll shtatëdhjetë dyer të së keqes në këtë botë.

17. Sadaka e zgjat jetën e njeriut, dhe e shton pasurinë, dhe është shkak i fitores dhe sukseseve.

18. Sadaka është ilaq dhe shërim.

19. Sadaka ndalon djegjen e njeriut, mbytjen në ujë, vjedhjen, dhe e largon vdekjen e keqe.

20. Sadaka e ka sevapin e sigurtë, qoftë edhe për kafshët apo shpezët.

21. Sadakadhënësi, dhe punonjësi i saj, kanë sevapin e muxhahidit në rrugën e Allahut.

22. Sadaka nuk e pakëson pasurinë, por e shton atë.

Q. F. E. ( Qendra për fetva Egypt )
Përshtati: Mr. Ragmi Destani

/KBI-Bujanoc.com/

3257 Shikime