Hoxhë Jakup Asipi, mishërim i Islamit

08.01.2016

Hoxhë Jakup Asipi, mishërim i Islamit


Hoxhë Jakup Asipi, mishërim i Islamit

Me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të hoxhës Jakup Asipi, u mbajt simpozium shkencor me temë “10 vjet pa hoxhë Jakupin”.

Në këtë simpozium u prezantuan punime për veprimtarinë dhe jetës e personalitetit në fjalë. Studiuesi Bashkim Aliu, duke folur mbi vizionarizmin e hoxhë Jakup Asipit, tha se vizioni I tij për muslimanët e këtyre trojeve është mishërim i të kuptuarit të drejtë të konceptit islam.

“Çështja e femrës muslimane dhe domosdoshmëria e shkollimit e aktivizimit të saj ka zënë një hapësirë të gjërë në ligjeratat dhe në angazhimin konkret të Jakup Asipit, i shtyrë edhe nga përgjegjësia që e ndiente për përmirësimin e botëkuptimeve të gabuara të cilat pushtuan opinionin nga ana e makinerisë propagandistike komuniste e ateiste, kinse Islami është fe e cila e diskriminon femrën, i shkel të drejtat e saj dhe e margjinalizon rolin e saj”, tha Dr. Bashkim Aliu.

Sipas prof. Dr. Musa Musai, veprimtaria e hoxhë Jakupi vazhdon të jetë burim i pashtershëm motivimi i besimtarëve muslimanë.

“Analiza e ligjërimit të mulla Jakupit në vete ngërthen një sërë elementesh të cilat me kujdes duhet hulumtuar me qëllim të konstatimit të faktit fetar se ai i takonte jo vetëm Sllupçanit dhe Kumanovës së tij. Ai vërtetë i takon dhe i përket mbarë trevave shqiptare. Ndaj edhe gjuha e komunikimit të tij fetar ka kapluar të gjitha specifikat dhe karakteristikat e trevave shqiptare”, deklaroi Prof. Dr. Musa Musai.

Ndërkaq, studiuesi Dr. Sevdail Demiri, foli mbi atdhetarizmin në jetën dhe veprën e hoxhë Jakupi, i cili theksoi kontributin që ai ka dhënë në çështjen kombëtare, veçanërisht gjatë periudhës 1998-2001.

“Që nga vitet e 90-ta ai dha një kontribut të madh në diasporë por edhe këtu e ndihmoi shumë jetën kombëtare shqiptare në gjithë organizimet që bëheshin në atë kohë. Kjo veprimtari do të shpërthejë sidomos gjatë periudhës 98-2001 kur u zhvilluan luftërat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të UÇK-së në Maqedoni”, tha studiuesi Dr, Sevadil Demiri.

Pas përfundimit të këtij simpoziumi po ashtu u mbajt edhe një akademi përkujtimore për jetën e hoxhë Jakupit./Shenja/

/KBI-Bujanoc.com/

3186 Shikime