21 viktima nga sulmi ndaj një xhamie në Arabinë Saudite

24.05.2015

21 viktima nga sulmi ndaj një xhamie në Arabinë Saudite


21 viktima nga sulmi ndaj një xhamie në Arabinë Saudite

Si pasojë e një sulmi kamikaz i cili ka patur në shënjestër një xhami shiite e ndodhur në rajonin Katif në lindje të Arabisë Saudite numri i të vrarëve është rritur në 21, ndërsa 102 persona të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Arabisë Saudite theksohet se 21 persona kanë humbur jetën, ndërsa 102 të tjerë janë plagosur, ku 52 prej tyre janë ende në spital për tu mjekuar, ndërsa 50 të tjerët janë larguar nga spitali pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Mansur et-Turki, në një deklaratë të bërë për agjencinë zyrtare të lajmeve SPA të Arabisë Saudite në lidhje me detajet e ngjarjes ai u shpreh se kamikazi pasi ka hyrë në xhaminë İmam Ali bin Ebi Talib në zonën Kadih të rajonit Kadih ai ka shpërthyer bombën në trupin e tij, dhe gjithashtu ka theksuar se hetimet në lidhje me ngjarjen janë ende në vazhdim.

– Sulmi është marrë përsipër nga ISIL-

Ndërsa në anën tjetër theksohet se organizata terroriste ISIL ka marrë përsipër sulmin.

Në Twiter me nënshkrimin “Nexhid Villajet” që i atribuohet ISIL theksohet se personi që ka kryer sulmin dhe që ka shpërthyer bombën është Ebu Amir en-Nexhidi. Në këtë njoftim gjithashtu u publikua edhe fotografia e personit i cili pretendohet se është autori i sulmit kamikaz.

/KBI-Bujanoc.com/

2418 Shikime