19.05.2015
Lëng portokalli për një kujtesë të shëndetshme
Lëngu i portokallit ka një ndikim të veçantë në shëndetin e kujtesës suaj. Përmbajtja e tij duket se është e rëndësishme për një kujtesë të shëndetshme.
Sipas një studimi të publikuar nga britanikja “The Independent”, ku si pjesë e studimit ishin 37 persona të rritur të, të cilët konsumuan 500 ml lëng portokalli çdo ditë, për 8 javë më rradhë. Në fund të studimit shkencëtarët vunë re se personat kishin 8 përqind avantazhe në krahasim me personat të cilat konsumonin lëngje të tjera.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit që këto lëngje kanë, studiuesit rekomandojnë, 500 ml lëng përtokalli në ditë.
Gjithashtu ato theksojnë se përmbajtja e lëngut të portokallit mund të luajë një rrol të rëndësishëm në ushqimin e trurit, si pjesë e një diete të balancuar. /KBI-Bujanoc.com/
4927 Shikime