19.05.2015
Agjërimi gjatë muajit Shaban
Pyetje:”A ka ditë të caktuara gjatë muajit Shaban të cilat pëlqehen të agjërohen?”
Përgjigje:”Muaji Shaban është një muaj në të cilin Profeti a.s agjëronte më shumë se në çdo muaj tjetër (përveç Ramazanit). Transmeton Aisheja, Zoti qoftë i kënaqur me të, se Profeti a.s nuk agjëronte asnjë muaj tjetër të plotë, përveç muajit të Ramazanit. Sot, disa njerëz në disa vende arabe, agjëronte tre muaj, Rexheb, Shaban, Ramazan dhe gjashtë ditët e para të Shevalit. Kështu, për ta agjërimi fillon me 1 Rexheb dhe përfundon me shtatë Sheval, përjashtuar ditët e Fitër Bajramit. Në fakt, diçka e tillë nuk ekziston në traditën profetike, as të sahabëve dhe as të brezit që erdhën pas tyre.
Në çdo muaj, Profeti a.s agjëronte ditë të caktuara. Tregon Aisheja:”Ai agjëronte, saqë mendonim se nuk e prish agjërimin asnjë ditë. Herë të tjera, nuk agjëronte saqë mendonim se nuk po agjëron fare. Herë të tjera ai agjëronte të hënën dhe të enjten, e herë agjëronte vetëm tre ditë në muaj, sidomos ditët e bardha hënore. Ndonjëherë agjëronte një ditë dhe nuk agjëronte ditën tjetër, duke respektuar kështu traditën e profetit Daud a.s për të cilin thoshte:”Agjërimi më i dashur është agjërimi i Daudit a.s, ai agjëronte një ditë dhe nuk agjëronte ditën tjetër.”
Më së shumti, Profeti a.s agjëronte përgjatë muajit Shaban, si një lloj parapërgatitje për pritjen e Ramazanit. Por nuk është vërtetuar se ka agjëruar ditë të caktuara.
Në sheriat është e papranueshme ta specifikosh një ditë apo natë të caktuar për agjërim, pasi kjo është vetëm e drejta e Zotit dhe e askujt prej robërve të Tij.
Zoti e di më mirë! Shejh Jusuf Kardavi
/KBI-Bujanoc.com/
3236 Shikime