23.02.2015
Ushqimet që përdoren si ilaçe natyrale
Kohët e fundit njerëzit janë të prirur që për një shqetësim më të vogël të drejtohen drejt farmacive dhe nuk marrin parasysh faktin se mënyra më e mirë për një organizëm të shëndetshëm është që të përdorin ilaçet natyrale.
Ilaçet natyrale janë të mbushura me pasuri dhe viteve të fundit gjithnjë e më shumë është duku iu rikthyer mjekësia moderne. NDër produktet natyrale që mund të përdorim për një shëndetmë të mirë janë:
Limoni
Wshtë zbuluar shkencërisht se limoni zhduk ankthin dhe ka efekt të dobishëm për trurin. Është zbuluar edhe se çaji nga limoni i zvogëlon simptomat e çmendurisë.
Qepa
Është një produkt ushqimor që është përdorur në luftë kundër diabetit, problemeve me frymëmarrje, ftohjes dhe problemeve me tretjen e ushqimit. Njerëzit kanë ditur të pinë lëng nga qepa pasi kanë besuar se ai do t’i shëronte. Qepa zvogëlon simptomat e diabetit dhe mbron nga sëmundjet kardiovaskulare.
Po ashtu, parandalon proceset inflamatore në organizëm dhe mbron organet e tretjes nga sëmundjet kronike, ndërsa është i mirë edhe si preventivë kundër kancerit të gjirit.
Speci
Është vertetuar se speci ndikon në transferimin e proceseve kimike në tru që janë përgjegjës për dhimbjen dhe në këtë mënyrë e zvogëlon atë. Është i mirë për mënjanimin e dhimbjeve në muskuj, si dhe të atyre që shkaktohen pas artritit dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale.
Përveç kësaj, speci ka efekt pozitiv për vitalitet pasi që përshpejton djegien e yndyrave, veçanërisht ato që mblidhen rreth barkut.
Majdanozi
Majdanozi njihet për efektin e tij pozitiv në traktin urinar. Majdanozi e forcon dhe e rrit derdhjen e urinës dhe për këtë arsye shpesh u rekomandohet personave që vuajnë nga pezmatimi i fshikëzës dhe gurët në veshkë./KBI-Bujanoc.com/
2920 Shikime