04.09.2014
OBSH: Mbi 1900 të vdekur nga Ebola
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se më shumë s 1900 persona kanë vdekur deri tani nga shpërthimi i Ebolas në Afrikën Perëndimore.
Drejtuesja e OBSH-së, Margaret Chan tha se deri tani ka mbi 3500 raste të konfirmuara në Guinea, Sierra Leone dhe Liberi. Gjatë ditës së enjte OBSH do të mbajë një takim për të diskutuar lidhur me situatën aktuale, gjithashtu do të diskutohet edhe mbi trajtimin e virusit vdekjeprurës. Ekspertë të sëmundjeve të ndryshme, studiues mjekësorë dhe zyrtarë nga vendet e prekura do të marrin pjesë në takimin e Gjenevës.
OBSH ka paralajmëruar më parë se më shumë se 20 mijë persona mund të infektohen para se virusi të vihet nën kontroll./KBI-Bujanoc.com/
1882 Shikime