Beograd: Në klinikën infektive, një pacient i dyshuar me “Ebola”

06.08.2014

Beograd: Në klinikën infektive, një pacient i dyshuar me “Ebola”


Beograd: Në klinikën infektive, një pacient i dyshuar me “Ebola”

Në klinikën infektive në Beograd është pranuar pacienti i parë i dyshuar të ketë simptoma të një sëmundje infektive.

Megjithatë, pas analizave të bëra, bëhet e ditur se pacienti në spital nuk ka “Ebola” por vuan nga pneumonia.

“Pacienti është dërguar në klinikë pasi që ka disa ditë që ka temperaturë. Dyshimi është rritur edhe për faktin se ai ditëve të fundit ka vizituar Libinë. Po monitorojmë gjendjen shëndetësore, por pasqyra klinike nuk flet në favor të një infektimi të mundshëm me Ebola”, ka thënë dr. Deliç, transmeton Telegrafi.

Klinika Infektive ka një repart të posaçëm izolimi, ku qëndrojnë pacientët që vuajnë nga sëmundjet infektive.

Nëse dyshohet që pacienti në të vërtetë ka një sëmundje ngjitëse infektive, i tërë departamenti menjëherë do të jetë i mbyllur apo i izoluar./KBI-Bujanoc.com/

1792 Shikime