Edhe ulemaja e Az’harit pyet se çfarë feje po fut Sisi

02.07.2014

Edhe ulemaja e Az’harit pyet se çfarë feje po fut Sisi


Edhe ulemaja e Az’harit pyet se çfarë feje po fut Sisi

Dijetari egjiptian i njohur për kundërshtimin e tij ndaj Vëllazërisë muslimane dhe përkrahjen që ia dha grushtetit ka kundërshtuar vendimin e qeverisë që namazin e teravisë ta kufizojë në 45 minuta , duke thënë se me këtë qeveria tregon përpjekjet e saja anti fetare. Ai tha se një kufizim i tillë nuk është në harmoni me sheriatin, Kuranin dhe sunetin e Muhamedit a.s. Ai pyet se si është e mundur që për 45 minuta të falet Jacija dhe teravia në ato xhami ku falet 20 reqate dhe me hatme.

Shejh Ahmed Kerim, profesor i sheriatit në universitetin Az’har, kritikoi ministrinë e punëve t brendshme dhe për çështje fetare për shkak të kufizimit të zgjatjes së namazit të teravisë. “Me futjen e këtij vendimi, shteti po del kundër fesë”.

Duke kritikuar kufizimin e I’tikafit, ai tha se I’tikafi është nga ibadetet më të vjetra ndërsa kujtesa e tij lidhet me Ibrahimin dhe Ismailin a.s. Ai përmendi se nuk është e arsyeshme frika e shërbimeve të sigurisë që mendojnë se një I’tikaf i lirë mund të prodhoj ndonjë “Rabia” apo “Nahda” të re.

Kerim paralajmëroi se këto vendime do t’i largojnë njerëzit nga Ibadeti. “Në vend që të shkojnë në xhami do të shkojnë nëpër kafene ku do të pinë nargile apo do të shkojnë në shtëpi për të shikuar filma pornografik”, tha ai./KBI-Bujanoc.com/

1016 Shikime