15.06.2014
Agjërimi 8 ditë në vit ndihmon sistemin imunitar
Sipas një studimi të fundit të kryer në Shtetet e Bashkuara agjërimi inkurajon trupin të zëvendësojë qelizat e vjetra me ato të reja dhe të rikuperojë ato të dobësuarat ose dëmtuarat.
Një nga studiuesit, Valter Longo, profesor në Universitetin e Kalifornisë tha: “Kur na merr uria, sistemi përpiqet të ruajë energjinë, dhe një nga gjërat që duhet të bëjmë për të kursyer energji është që të riciklojmë sa më shumë qeliza imune veçanërisht ato që mund të jenë dëmtuar.
Agjërimi për dy deri në katër ditë çdo gjashtë muaj e detyron trupin të “mbijetojë” duke përdorur yndyrën dhe sheqerin e akumuluar, më pas trupi dërgon sinjale qelizave burimore për të rigjeneruar të gjithë sistemin imunitar të dobësuar ndërkohë”.
Pacientët që vuajnë nga kanceri nëse nuk hanin 72 orë përpara kimioterapisë humbitnin më pak qeliza të bardha të gjakut sesa ata që ushqeheshin menjëherë para kimioterapisë.
Dr. Tanya Droff, një bashkë-autore e hulumtimit të publikuar në revistën “Cell Stem Cell”, tha se kimioterapia shpëton jetë, por fatkeqësisht ajo shkakton dëme të mëdha kolaterale në sistemin e imunitetit.
“Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se agjërimi mund të zbusë disa nga efektet e dëmshme të kimioterapisë”, tha ajo.
Shkencëtarët tani janë duke studiuar mundësinë që këto efekte pozitive të agjërimit të aplikohen në shumë sisteme biologjike dhe organike. /KBI-Bujanoc.com/
1774 Shikime