Peshku mbron nga leukemia

22.05.2014

Peshku mbron nga leukemia


Peshku mbron nga leukemia

Konsumi i shpeshtë i peshkut ul gjasat për t’u prekur nga leukemia, tregojnë disa studime.

Peshku njihet për efektet pozitive në mbrojtjen nga sëmundjet kardiovaskulare, pasi ndihmon organizmin të akumulojë yndyra të mira dhe të ulë shkallën e yndyrnave të këqija.

Por, konsumimi sa më i shpeshtë i tij ndihmon shëndetin edhe në shumë aspekte të tjera, mes të tjerash edhe në luftën ndaj llojeve të ndryshme të kancereve.

Studimet kanadeze kanë gjetur se personat që hanë më shpesh peshk kanë pasur rrezik më të ulët për t’u prekur nga leukemia.

Ekspertët këshillojnë konsumimin e peshkut së paku dy herë në javë. /KBI-Bujanoc.com/

1676 Shikime