04.05.2014
Fruti që shkrin kilogramët
Shkencëtarët japonezë kanë bërë hulumtimin ku personat që kanë ngrënë me çdo shujtë edhe nga gjysmë grejpfruti apo kanë pirë nga një gotë lëng të tij, kanë humbur nga 1.65 kg në muaj. Edhe ata persona të cilët kanë pirë lëngun e kësaj peme 3 herë në ditë kanë humbur nga 1.5 kg në muaj.
Kjo pemë përmban përbërës të cilët e ulin nivelin e insulinës në gjak dhe stimulojnë dobësimin. Grejpfruti ka përqindje të lartë të ujit në të, dhe kjo na inkurajon që të konsumojnë më shumë lëngje, një gjë që e përshpejton metabolizmin tuaj dhe na mbush me energji.
Me çdo shujtë hani nga gjysmë grejpfruti apo pini nga 2.5 dl lëng të tij. Por harroni ushqimet me karbohidrate si patatet, brumërat, misrin, dhe begatoni ushqimet e juaja me perime të cilat përgatiten në gjalpë, si qepa, brokolli, karota etj. /KBI-Bujanoc.com/
1734 Shikime