Përse e mban nëna foshnjën në krahun e majtë

29.04.2014

Përse e mban nëna foshnjën në krahun e majtë


Përse e mban nëna foshnjën në krahun e majtë

Porsa foshnja fillon të qajë, nëna e merr në krahë, e ngjit ne kraharorin e saj dhe ai ndërpret të qarën. Ajo që vërehet, është se nëna foshnjën e saj e mban në krahun e majtë. A e dini përse?

Duke e mbajtur foshnjën në krahun e majtë, ajo e mban atë sa më pranë zemrës së saj. A ka nevojë foshnja për këtë?

Rrahjet e zemrës së nënës, janë zëri i pari që foshnja dëgjon para se të lindë. Gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, foshnja i ndjen të rrahurat e zemrës së nënës. Lëngu që e rrethon embrionin “Aminosi” ia përcjell foshnjës të rrahurat e zemrës së nënës në mënyrë sistematike.

Në barkun e nënës, embrionit i arrin ushqimi i tretur. Aty ai nuk ndjen as uri, as etje dhe nuk vuan aspak nga ndryshimi i temperaturës, e cila në barkun e nënës është konstante, as e nxehtë dhe as e ftohtë. Pasi të lindë, ai mund të ndjejë të ftohtin ose të nxehtin, mund të ketë uri ose etje.

Pas lindjes dhe ardhjes në këtë botë, foshnja nuk dëgjon më rrahjet e zemrës së nënës, të cilat e kanë shoqëruar gjatë periudhës kur ishte në barkun e nënës.

Prandaj, lidhjet mes rrahjeve të zemrës së nënës me ndjesinë e qetësisë dhe rehatisë, e bëjnë foshnjën të ketë nostalgji për këtë zë, i cili i kujton ato ditë të bukura që ka kaluar në barkun e nënës. Nëna, duke e afruar foshnjën e saj pranë zemrës, ia kujton atij rehatinë, ngrohtësinë dhe qetësinë.vetëm allahu e meriton te faliminderohet askush tjetër,/KBI-Bujanoc.com/

1829 Shikime