22.04.2014
Dispozita e tubimit për leximin e Kuranit dhe Mevludit në shtëpinë e të vdekurit
Qendra për fetva e Egjiptit - Kairo Numri rendor. / 427 /
Pyetje :
Nëse vdes një njeri, familjarët e tij ftojnë dijetarë dhe njerëz të tjerë pas disa ditëve në shtëpinë e tij. Tubohen aty, dërgojnë salavate mbi Pejgamberin a.s. dhe bëjnë lutje për të vdekurin dhe për mbarë besimtarët të gjallë e të vdekur. Në këtë ceremoni familjarët e të vdekurit shtrojnë ushqim për pjesmarrësit , në shenjë mirënjohje për prezencën e tyre që i kanë gëzuar familjarët e të vdekurit.
A ka ndalesë fetare për këtë ceremoni ?
Dhe a lejohet që të hanë njerëzit këtë ushqim ?
Përgjigja:
Nuk ndalohen tubimet e tilla sipas fesë islame, me kusht që të mos jenë shkak për ripërsëritjen e mërzive, dhe të mos jenë nga pasuria e të miturve.
Nëse e ripërsërit mërzinë atëherë kjo është ( Mekruh ) vepër e urrejtur, dhe nëse është nga pasuria e të miturve ( trashigimi e tyre ), atëherë është Haram.
Edhe pse disa nga dijetarë bashkohorë të Medh’ hebi Hanefi këtë e shohin si vepër të papëlqyeshme,
Por dijetari i famshëm TAHAVIJU i Medhhebit Hanefij vërteton se kjo është e lejuar dhe ska asgjë të keqe për këtë.
Ai këtë e transmeton nga recensentët e Medhhebit Hanefi , dhe thotë në librin e tij “ Komentet ne Meraki el felah fi sherh nur el iidah “ fq. 339 – 340. Në fjalinë ku thotë: ( Dhe nuk pëlqehet të shtrohet ushqim nga familja e të vdekurit .... ) Thuhet në librin EL Bezazije : Nuk pëlqehet të shtrohet ushqim në ditën e parë dhe të tretë dhe pas një jave, dhe mos të shtrohet ushqim te varrezat për ceremonitë që ftohen për lexim të hatmes së Kur’anit ose sureve të Kur’anit...
Thotë dijetari Burhan El Halebi: Këtë duhet shikuar; sepse nuk ka argument që e urren këtë veprim përveç hadithit të mëparshëm të Xheririt, të cilin e transmeton Imam Ahmed ibn Hambeli dhe Ibnu Maxheh me transmetim të vërtetë nga Xherir ibnu Abdullahu ku thot: E llogarisnim tubimin në shtëpinë e të vdekurit dhe shtruarjen e ushqimit si vajtim. ( që nënkuptom veprim nga koha e injorancës ).
Por ky është argument për ndalesë vetëm ditën e vdekjes. Dhe se kjo është në kundërshtim me atë që e transmeton përsëri Imam Ahmed ibn Hambeli me transmetim të vërtetë dhe Ebu Davudi nga Asim ibnu Kulejbi nga babai i tij nga një Ensarij ( shokët e Muhamedit a.s. , banorë të Medines ) i cili thotë:
“ Dolëm me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. në një varrim, dhe pasi u kthye Muhamedi a.s. , e priti personi që e kishte dërguar gruaja e të vdekurit për ta ftuar të shtëpia e të vdekurit. Pasi që shkuam, e shtruan ushqimin. Filloi të hajë Muhamedi a.s. dhe filluan të tjerët. Dhe Pejgamberi a.s. e rrotullonte kafshatën në gojën e Tij.
Nga kjo pra lejohet që familja e të vdekurit të shtrojë ushqim dhe ti ftojë njerëzit aty.
Gjithashtu përmendet në librin El Bezaziye nga libri El Istihsan ku thuhet: “ Nëse shtrojnë ushqim për të varfërit është mirë …. “ kurse në librin -Istihsan el hanije- thuhet: “ Nëse përgjegjësi i të vdekurit shtron ushqim për të varfërit do të ishte mirë, përveç nëse nga trashigimtarët ka të vegjël, e kjo nuk do të ishte mirë të bëhet nga trashigimia. “
Gjithashtu transmetohet nga autori i librit - Shir’atul islam ve sunneh - ku thotë: “ Është sunnet që përgjegjësi i të vdekurit të japë sadakë diçka çka ka mundësi para se të përfundon nata e parë pas vdekjes, e nëse nuk ka çka të japë atëherë le ti falë dy reqatë namaz dhe le tia dhuron sevapin e atij namazi të vdekurit.
Dhe i njejti thotë: “ Është mirë që të jipet sadakë për të vdekurin pasi që të varroset, shtatë ditë, çdo ditë me diçka që ka mundësi “.
Bazuar nga kjo që u tha: Nuk ka asnjë pengesë për bërjen e këtyre ceremonive, dhe ngrënien e ushqimit aty.
Allahu i Lartëmadhëruar e din më së miri.
Qendra për fetva e Egjiptit – Kairo Egypt
Përktheu : Mr. Ragmi Destani
/KBI-Bujanoc/
3924 Shikime