Manifestimi për lindjen e Muhamedit a.s.

11.01.2014

Manifestimi për lindjen e Muhamedit a.s.


Manifestimi për lindjen e Muhamedit a.s.

Lindja e Muhamedit a.s. është shtrierje e rahmetit të Zotit për historinë e njerëzimit në tërësi. Kur’ani është shprehur për pejgamberin a.s. se Ai është “ mëshirë për botërat” , e kjo mëshirë nuk është e kufizuar, sepse ajo përfshin edukumin njerëzorë, dhe urtësimin, mësimin dhe udhëzimin e tyre në rrugën e drejtë, dhe orientimin e tyre në jetën materiale dhe kuptimore. Gjithashtu kjo nuk kufizohet vetëm për atë kohë, por shtrihet në mbarë historinë e të gjitha kohërave. Kur’ani thotë: “(U dërgoi) edhe të tjerëve që nuk i arritën ata” El xhumua 3.

Manifestimi për lindjen e më të mirit të gjithësisë, dhe për të dërguarin e fundit, Pejgamberin e mëshirës, dhe shpëtimtarin e njerëzimit Muhamedin a.s., është prej punëve më të mira dhe veprimeve më të mëdha që na ofron te Zoti, sepse ajo paraqet gëzimin dhe dashurinë për Muhamedin a.s. , kurse dashuria ndaj Muhamedit a.s. është prej bazave të imanit.

Për këtë kuptim thotë vetë Muhamedi a.s. : “ Nuk ka besim të plotë dikush prej juve deri sa të jem te ai, më i dashur se prindi i tij, fëmiu i tij dhe nga të gjithë njerëzit”.   Transmeton buhariu.

Thotë Ibnu Rexhebi:  Dashuria ndaj pejgamberit a.s. është prej bazave të besimit , dhe ajo është e lidhur (krahasuar) me dashurinë ndaj Zotit  xh.sh.

Allahu i lartëmadhëruar e ka lidhur (barazuar) atë, dhe ka kërcënuar të gjithë ata qe i japin përparësi këtyre dy dashurive, me ndonjë dashuri të diçkafit tjetër si; ajo e familjes, pasurisë etj.

Thotë Allahu në Kur’an:

“Thuaj (O Muhamed ),Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat,  tregëtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur,  ( të gjitha këto ) janë më të dashura për ju se Allahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa Allahu të sjellë vendimin e Tij “.       Tewbe  24

 

     Kur Omeri r.a. i tha Pejgamberit a.s.  O i dërguar i Allahut; Ti je për mua, më i dashur se gjithçka përveç  vetës time.  I tha Pejgamberi a.s. : “Jo, Pasha Atë që shpirti im është në dorën e Tij. Derisa të jem te ti me i dashur edhe se vetja jote.  Omeri i tha Pejgamberit: Tash pasha Allahun Ti je më i dashur te unë edhe se vetja ime. Pejgamberi a.s. i tha: Tash o  Omer ( u plotësua imani yt )”.   Transmeton Buhariu.

 

   Manifestimi për lindjene Tij është gëzim për ne, dhe të gëzohemi ne për të është e ligjësuar me sheriatin islam, dhe është prej parimeve në këtë sheriat.

Allahu i lartëmadhëruar e ka bërë të ditur vlerën e të dërguarit të tij,e me këtë e ka njoftuar tërë ekzistencën me emrin e tij, shpalljen e tij, pozitën e tij, vlerën e tij etj., ku gjithësia në tërësi është në gëzim të përhershëm dhe absolut me dritën e Zotit, shpëtimin e Tij, dhe begatine e Tij për gjithësinë me anë të këtij Pejgamberi.

 

     Të parët tanë të devotshëm nga gjeneratat e hershme të Islamit prej shekullit të katërt dhe të pestë kanë inicuar me manifestimin e lindjes së Pejgamberit më të madh a.s. me ngjalljen e natës së lindjes së tij me të gjitha llojet e bamirësisë, si shpëndarjen e ushqimit , lexim të Kur’anit, përmendjeve të Zotit, thurrjen e poezive dhe fjalëve lavdëruese për Muhamedin a.s. etj.

Shumica absolute e dijetarëve Islam të të gjitha kohërave kanë argumentuar për ligjshmërinë fetare të manifestimit për ditëlindjen e Muhamedit a.s.

Kurse një numër i konsideruar prej Fukahave dhe dijetarëve të tjerë edhe kanë shkruar për këtë dhe kanë sqaruar me argumente të vërteta dhe të qarta për këtë veprim si vepër e preferuar dhe e lavdëruar për besimtarët, saqë nuk mbetet vend – për atë që ka mend logjikë dhe kuptim të drejtë – për të kundërshtuar atë që kanë vazhduar të parët tanë të drejtë, për manifestimin e lindjes së Pejgamberit Muhamedit a.s. si vepër e preferuar dhe e lavdëruar.

     Dijetari  Ibnul haxh i njohur si kundërshtarë i risive ka shkruar gjatë për këtë, ku ndër të tjerat ka thënë: Manifestimi në këtë kuptim nuk ndryshon nga kuptimi i tij gjuhësorë;  Pasi ka për qëllim nga manifestimi i lindjes së Muhamedit a.s.: Tubimin e njerëzve ne përmendjen e Zotit, recitimet për lavdërimin e Muhamedit a.s. , shpërndarjen e ushqimit në emër të sadakës, e gjithë kjo për shfaqjen e dashurisë tonë për të, dhe gëzimin tonë për ditën e ardhjes së tij.

Në këtë kuptim hyn edhe ajo që kanë adaptuar njerëzit me blerjen e ëmbëlsirave dhe dhuratat me to në kohën e Mevludit, pasi që dhuratat në esencë janë çështje e kërkuar me fe, dhe nuk ka asnjë argument që i lejon në ndonjë kohë dhe i ndalon në ndonjë kohë tjetër.

E nëse i bashkangjiten kësaj qëllimet e tjera të mira si futja e gëzimit te antarët e familjes, pastaj te të afërmit tanë, atëherë bëhet vepër e preferuar e kërkuar.

Pastaj nëse është shprehje e gëzimit për lindjen e Muhamedit a.s.  bëhet edhe më e fortë ligjshmëria e tij në preferencë dhe bëhet më e kërkuar, sepse për mënyrat e veprimit janë dispozitat  e qëllimeve, dhe po të thuhet për moslejim ose për ndalim të këtij veprimi atëherë do të ishte shtrëngim i dëmshëm dhe i urrejtur.

 

      Shtrojnë pyetjen disa se pse gjeneratat e para të muslimanëve nuk patën këso manifestimesh?

Edhe nëse e pranojmë këtë kështu; Kjo nuk mund të jetë shkak për ndalimin e tyre, sepse nuk dyshon asnjë i mençur në gëzimin e atyre gjeneratave për Muhamedin a.s. por shprehja e gëzimit ka disa mënyra për ta shprehur dhe shfaqur atë, dhe këtu nuk ka pengesë në mënyrat dhe metodat e shprehjes së gëzimit, sepse këto metoda nuk janë esenca ose baza e adhurimit, kurse  vetë gëzimi për Muhamedin a.s. është adhurim - dhe çfarë adhurimi .. - kurse shprehja e këtij gëzimi është metodë e lejuar.

- gjithkush ka mënyrën e tij-.

  

     Sido që të jetë, transmetohet në hadithet profetike që argumenton për manifestimin e sahabëve të ndershëm për Muhamedin a.s., me pëlqimin dhe lejimin e tij ( Muhamedit a.s.).

Transmeton Burejde el-eslemij r.a. ku thotë: “ Doli i dërguari i Allahut në një prej luftërave  të tija dhe kur u kthye i erdhi një robëreshë zezake dhe i tha: O i dërguar i Allahut, Unë kam vendosur ( nedhr ) nëse te kthen Zoti shëndosh e mirë që ti bie defit para teje dhe të këndoj. i tha asaj i dërguari i Allahut: Nëse ke vendosur (ke bërë nedhr) atëherë bjeri, e nëse jo mos i bjer.  ( Transmeton Imam Ahmedi, dhe Tirmidhiu, dhe thote: Ky hadith eshte Hasen sahih garib ).

Nëse pra rënia e defit është shprehje dhe publikim i gëzimit për ardhjen e Pejgamberit a.s. prej luftës një gjë e lejuar dhe e ligjësuar që e pëlqeu pejgamberi  Muhamedi a.s.  dhe e urdhëroi që të realizon premtimin e nedhrit, atëherë shprehja dhe publikimi i gëzimit për ardhjen e Muhamedit a.s. në këtë botë me def dhe gjëra tjera  prej dukurive të gëzimit të lejuar është më e ligjësuar dhe më e preferuar.

 

     Allahu i lartëmadhëruar ia lehtëson dënimin Ebu Lehebit çdo të hënë ( dhe kush ishte ebu lehebi me kufrin dhe inatin e tij dhe luftimin e tij Muhamedin a.s. ) për gëzimin e tij për lindjen e Muhamedit a.s.,

Sepse Ebu Lehebi e liroi robëreshën e tij e cila i dha lajmin për lindjen e Muhamedit a.s.  ashtu siç transmeton Buhariu, atëherë çfarë do të jetë shpërblimi i Zotit për gëzimin e besimtarëve për lindjen dhe ndriçimin e tij në gjithësi.

Pejgamberi i Allahut na e ka bërë synnet  vetë Ai  esencën e falënderimit të Allahut për lindjen e tij të ndershme.

 

      Është vërtetuar nga vetë Ai se Muhamedi a.s.  agjëronte ditën e hënë dhe thoshte: “Kjo është dita në të cilën kam lindur”.  Transmeton Muslimi nga Ebi Katade  r.a.

Ky falënderim është nga vetë  Muhamedi  a.s.  për dhuntinë e Zotit për të dhe për Ymetin e tij, për vetën e tij.

     Prioritet pra për ymetin islam është që ta pasojmë Pejgamberin a.s. me falenderim Allahun e lartëmadhëruar me të gjitha metodat e falënderimit, ku prej tyre është: Dhënia e ushqimit, lavdërimet për të, ulja për përmendje të Zotit, agjërimi, falja e namazeve nafile e të tjera, dhe gjithçka që mund të përfshin ky gëzim.

Transmeton Dijetari Essalihiju në divanin e tij të mbushur me jetën profetike “ Subul elhuda ve rreshad fi hedji hajril ibad” transmeton nga disa Salihin ( njerëz të devotshëm ) të kohës së tij se: E kishte parë të dërguarin e Allahut në ëndërr, dhe ju kishte ankuar se disa nga dijetarët thonë se manifestimi për  ditëlindjen e tij është risi? I kishte thënë Pejgamberi a.s. “ Kush gëzohet për ne gëzohemi për te “.

Me gjithë këto, nuk lejohet në këto manifestime çdo gjë që është e ndaluar me fe, dhe duhet tu tërhiqet vërejtja atyre që i bëjnë ato që ti evitojnë të gjitha ato ndalesa që të mos e humb qëllimin ky manifestim se për cfarë është bërë.

Qendra për fetva e Egjiptit  nr. 140

  Në vijim do të paraqesim edhe Fetëvatë tjetër që sqaron për të gjitha ditët përkujtimore dhe me  vlerë në Islam:

DISPOZITA E MANIFESTIMIT PËR CEREMONITË E NDRYSHME FETARE

                Qendra për fetva e Egjiptit  nr.  2508

       Manifesimi për ceremonitë fetare të ndryshme është çështje e preferuar nëse në to nuk ka  diçka që ndalohet fetarisht.

Feja jonë e pastër urdhëron për përkujtimin e ditëve të Zotit. Thotë Allahu në Kur’an’an: “ Dhe përkujtoji ata me ditët e Allahut”.  Kaptina Ibrahim  5

     Gjithashtu transmetohet në synnetin e profetit tonë se Pejgamberi s.a.v.s. agjëronte ditën e hënë prej çdo jave dhe thoshte: “ Kjo është dita në të cilën kam lindur “.

Gjithshtu transmeton Buhariu dhe Muslimi se: “ Muhamedi s.a.v.s.  kur erdhi në Medine i gjeti hebrenjtë duke agjëruar ditën e Ashuras. I pyeti ata dhe u tha: Çka është kjo ditë që po agjëroni? I thanë: Kjo është ditë e madhe, E shpëtoi Allahu në këtë ditë Profetin Musa a.s. dhe popullin e tij, kurse e fundosi  Faraonin dhe popullin e tij. Tha Muhamedi s.a.s.v. : Ne kemi të drejtë më shumë se ju te Musa. Muhamedi a.s. e agjëroi këtë ditë dhe urdhëroi që të agjërohet”.

     Nga kjo kuptohet se: Manifestimi për ceremonitë fetare në pasqyrën e sipërpërmendur është çështje e ligjësuar me sheriat dhe nuk ka asnjë ndalesë dhe asnjë risi, por ajo është prej madhërimit të dispozitave të Allahut.    Allahu në Kur’an Thotë: “ E kush madhëron dispozitat e Allahut, ajo është shenjë  e devotshmërisë së zemrave “.    Kaptina  El Haxh  32

Qendra për fetva e Egjiptit  nr.  2508

Përktheu :     mr. Ragmi  Destani /KBI-Bujanoc.com/

3841 Shikime