Forca e premtuar e Kosovës

23.03.2014

Forca e premtuar e Kosovës


Forca e premtuar e Kosovës

Kosova ka nisur një proces që do të zgjasë shumë dhe do të jetë i kushtueshëm- krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës

Kur ishte nisur për UÇK e kishte ditur se çfarë embleme do të bartte në uniformën e tij. Më 1998, shqiponja dykrerëshe në krah ishte shtrirë në sfondin e kuq me mbishkrimin ngjyrë të artë- UÇK. Pak kishte besuar që ajo emblemë dhe uniforma do të ndërroheshin disa herë brenda pesëmbëdhjetë vjetësh - shkruan Koha Ditore.

 

Sejdi Elezi i ka përjetuar të gjitha transformimet e asaj që në vazhdimësi është quajtur Ushtria e Kosovës. Ai do ta përjetojë edhe finalizimin e asaj që formalisht quhet Forca e Armatosur e Kosovës. Kjo, pas vendimit të Qeverisë për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe të Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

 

FSK-ja një bërthamë e Forcave të Armatosura

 

Ndryshime të mëdha nuk priten. Ministri i FSK-ës, Agim Çeku, ka sqaruar se me FSK është ndërtuar identiteti i ushtrisë, kurse krijimi i Forcave të Armatosura është hapi final.

 

Para se të ndodhë hapi final i krijimit të identitetit ushtarak, nuk do të jetë rrugë e lehtë. Sipas analistëve, pa u kryer procesi i integrimit të veriut në shtetin e Kosovës as që mund të flitet për shkelje të njësive të FAK-ut në atë pjesë. Deri atëherë në Kosovë do të operojnë dy ushtri paralele./KBI-Bujanoc.com/

1157 Shikime