Ushqimi me kalium forcon zemrën

30.12.2013

Ushqimi me kalium forcon zemrën


Ushqimi me kalium forcon zemrën

Shkencëtarët italianë pohojnë se ushqimi i cili është i pasur me kalium, si perimet e gjelbra, banania dhe patatet, mund ta ulin rrezikun e sulmeve në tru si dhe sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.

Deri te ky përfundim ka ardhur pas analizimit të 10 studimeve të cilët janë zhvilluar në periudhën nga viti 1966 deri në vitin 2009, në të cilët kanë marrë pjesë rreth 280 mijë persona të moshuar.

Është treguar se konsumimi i lartë i kaliumit mund ta ulë rrezikun e sulmeve në tru për madje 19%, ndërsa rreziku nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut mund të ulet për 8%.

 Përveç perimeve të gjelbra, bananeve dhe pateve, me kalium të pasura janë edhe soja, margarina, avokado, jogurti pa yndyrë, lëngu i kumbullave dhe bizelja e tharë./KBI-Bujanoc.com/

1104 Shikime