A mund të bashkohen namazet në plazh?

08.06.2022

A mund të bashkohen namazet në plazh?


A mund të bashkohen namazet në plazh?

www.kbi-bujanoc.com

Esselamu alejkum.

Gjendem në Ulqin si musafir turist për pushim, në një plazh ku dominojnë besimtarët muslimanë. Një grup i besimtarëve, kryesisht boshnjakë, e falin namazin me xhemat në plazh në kohën e drekës të bashkuar drekën me ikindinë.

Është fakt se të gjithë ne në plazh qëndrojmë të papunë në kohën e ikindisë, përkatësisht, kthehemi në apartamente në kohën e ikindisë ku edhe është më lehtë të falet ikindia. Duke pasur parasysh rëndësinë e faljes së namazit në kohën e tij, dhe duke marrë parasysh fetvanë dhe përgjigjet tuaja për mundësinë e bashkimit të namazeve në kushte veçanërisht të vështira, unë konsideroj se është i pavlefshëm bashkimi i namazeve në këtë rast, kështu që jam në dyshim se a t’i bashkëngjitëm xhematit në plazh i cili i bashkon namazet?

Allahu i Plotfuqishëm ju shpërbleftë me çdo të mirë!

PËRGJIGJE:

Alejkum selam.

Është më mirë të mos i bashkoni namazet, por ta falni secilin namaz në kohën e tij. Ky lehtësim nuk është i paraparë për njerëzit që rrinë kot.

//Fetva-i emin në BIH, Prof. dr. Enes Ljevakoviq//

Përshtati: Miftar Ajdini

567 Shikime