A e prish agjërimin marrja e vaksinës?

03.02.2022

A e prish agjërimin marrja e vaksinës?


A e prish agjërimin marrja e vaksinës?

www.kbi-bujanoc.com

Pyetja:

Këto ditë, çështje aktuale është vaksinimi kundër i koronës, dhe në lidhje me këtë, është pyetja se këto vaksina a e prishin agjërimin? Sipas informacionit që kam marrë nga mjeku, vaksinat kundër COVID 19 përmbajnë kolesterol, sheqer dhe kripëra të ndryshme së bashku me acide yndyrore. Në atë rast, a e prish vaksina agjërimin, duke marrë parasysh se përmban një numër të caktuar të lëndëve ushqyese të cilat me atë rast merren në trup?

Përgjigje:

Shumica dërrmuese e juristëve muslimanë bashkëkohorë mendojnë se marrja e injeksioneve: intravenoze, nënlëkurore (aplikimi nënlëkuror i ilaçit) dhe muskulore, përveç infuzionit me injeksion dhe lëngje, nuk e prishin agjërimin, sepse me to nuk hyn ushqim në trup. Ky është edhe qëndrim i Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut në Xhedë. Prandaj, marrja e vaksinës kundër COVID 19 nuk e prish agjërimin, edhe nëse përmban disa lëndë ushqyese në sasi të vogla.

627 Shikime