VLERA E MUAJIT REXHEB DHE NATES SE REGAIBIT

07.04.2016

VLERA E MUAJIT REXHEB DHE NATES SE REGAIBIT


VLERA E MUAJIT REXHEB DHE NATES SE REGAIBIT

Muaji Rexhep llogaritet nga muajt e shenjtë, që është nevojë e muslimanit ta ketë në llogari aktivitetin e tij.

Në këtë muaj, pastaj në muajin vijues Sha’ban dhe pastaj Ramazani, vlera e adhurimeve dhe punëve të mira është më e madhe, por nuk duhet harruar se edhe llogaria për punët e këqija është më e madhe.
Muaji Rexheb dhe Sha’ban llogariten edhe si muaj përgatitorë për muajin e shenjtë të Ramazanit, sa që muslimani fillon ta adapton veten me shtimin e veprave të mira dhe largim nga veprat e këqija, që kur të vie Ramazani, muslimani është i përgatitur më herët dhe mundet ta shfrytëzon maksimumin e tij.
Muhamedi a.s. në një hadith thotë: “ O Allah, Na beko në Rexheb dhe Sha’ban, dhe na mundëso ta presim ramazanin “.

Këta tre muaj njihen edhe me netë të rëndësishme (sipas shumicës së dijetarëve) që ndodhen dy në muajin Rexheb si nata e Regaibit dhe israja e Miraxhi, pastaj në muajin Sha’ban si nata e 15 e tij e njohur si nata e Beratit dhe në Ramazan nata e Kadrit.
Në fillimin e muajit Rexheb pikërisht në natën e xhumasë së parë të tij është nata e Regaibit, e cila për nga vlera thuhet se është lajmëtari i parë i muajit të ramazanit. 
Kurse e dyta, kjo natë njihet për nga ajo që thuhet se Nëna e Pejgamberit Muhamedit a.s. Eminja e ka hetuar veten se është shtatzënë me Muhamedin a.s.

Për vlerën dhe rëndësinë e kësaj nate, dijetarët musliman kanë dhënë vlerësime të ndryshmë. 
Sido që të jetë, në këtë natë (dhe netët vijuese të muajit rexheb), preferohet të shtohet adhurimi, namazi nafile i natës, sadaka të ndryshme, lutje të shumta, pendimi , agjërimi vullnetar, leximi i Kur’anit etj.
Preferohet që në këtë natë dhe të tjera, familja të ulen dhe të diskutojnë për rëndësine e këtyre netëve dhe për çështje të tjera të fesë.
Agjërimi në këto dy muaj para ramazanit, është i lavdëruar dhe ka mënyrë se si duhet të bëhet.
Ai është mirë të bëhet sippas mundësisë pa e ngarkuar veten. Nuk preferohet të agjërohen këta muaj të plotë, përveç nëse dikush e ka bërë shprehi çdo vit dhe nuk e dëmton shëndetin e tij.
Muhamedi a.s. nuk i ka agjëruar asnjëherë të plotë.
Transmetohet nga tabiini Ebi Kalabe i cili ka thënë: Në xhenet ka një pallat që është i dedikuar për agjëruesit e muajit Rexheb. Kjo komentohet se ai duhet ta kishte ndëgjuar këtë nga Muhamedi a.s..
Muaji Sha’ban tregohet se ishte muaji që Muhamedi a.s. e kishte agjëruar më së shumti pas Ramazanit.
Namazi i natës së Regaibit
Sa i përket një lloj namazi që tregohet se bëhet për natën e Regaibit me 12 rekate mes akshamit dhe jacisë,, ky lloj namazi sipas qendrës për fetva të Egjiptit nuk ka asnjë bazë në fenë islame, dhe është namaz i papëlqyer dhe i urrejtur. Kurse vetëm disa dijetarë të mëvonshëm e kanë lejuar atë, e hadithi që janë argumentuar për lejimin e faljes së tij është hadith i venduar (mevduë).
Ky namaz është paraqitur pas shekullit të katërt të hixhretit.

Në vijim po paraqesim Fetvanë e plotë të kësaj qendre për këtë lloj namazi.
Qendra për fetva e Egjiptit Kairo, e dates 21. 05. 2012

" Namazi i natës së Regaibit që njihet me 12 rekatë, e që falet mes akshamit dhe jacisë në natën e xhumasë së parë në muajin rexheb.
Imam Neveviu thotë për këtë: Është një namaz i shpikur, i refuzuar dhe i papëlqyer. Kushdo që flet për këtë dhe bazohet në hadith, e tëra kjo është e papranueshme.
Kurse ajo që është pëlqyer pak a shum nga imamë të njohur, edhe kjo nuk qëndron që të shërben për lejimin e tij.
Shejhu Ebu Muhamed abdurrahman bin Ismail el makdisi ka shkruar një libër të arsyeshëm për refuzimin e këtij namazi.
Thotë Dijetari i njohur Erremli elkebir në fetvatë e tij: Nuk ka namaz të veçantë që falet në muajin Rexheb. Kurse hadithet që flasin për vlerën e namazit të natës së regaibit, janë gënjeshtra dhe të papranueshme.
Ky namaz është shpikje dhe i papranueshëm për shumicën absolute të të gjithë dijetarëve, e këtu
mund të veçohet dikush prej dijetarëve të mëvonshëm.
Ky namaz është paraqitur pas shekullit të katërt të hixhretit, për këtë arsye edhe nuk gjejmë fjalë nga dijetarët e mëhershëm.
Dijetari i njohur El hafidh el iraki për hadithin që flet për këtë namaz thotë se është (mevduë) i vënduar ".

Ndërsa se a lejohet që të përkujtohet kjo natë dhe të tjera:
Lejohet plotësisht që të përkujtohen dhe nuk ka asnjë ndalesë. Kurse idetë që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale për ndalimin e përkujtimit të tyre janë mendime të izoluara, shkurtëpamëse dhe mendime të pakicës absolute të dijetarëve musliman, kurse shumica absolute e arsyetojnë dhe e lejojnë.

Natyrisht se këto netë ose dita, përkujtohen me adhurim, namaz nafile, lexim të Kur’anit, përmendje të Zotit, lutje për nevoja të kësaj bote dhe të botës tjetër, sadaka të ndryshme etj.
Nuk ndalohet edhe që të përgatitet ushqim ose ëmbëlsirë për familjen,,, sepse edhe kjo llogaritet sadakë për antarët e familjes. 
Këto i lejon edhe qëndra për fetva e Egjiptit numër 2508.
Dita e parë e muajit rexheb është ditën e Premte me 7 prill, kurse nata e regaibit është të enjtën në mbrëmje (sonte), me 7 Prill.

Mr. Ragmi Destani

/KBI-Bujanoc.com/

2980 Shikime