Rrëfimi ma i shkurt n’botë: Shiten këpucët e fëmijës musliman

03.09.2015

Rrëfimi ma i shkurt n’botë: Shiten këpucët e fëmijës musliman


Rrëfimi ma i shkurt n’botë: Shiten këpucët e fëmijës musliman

Fotografia e cila tregon për fatin e një fëmije refugjat sirian të mbytur në detin turk, të cilin valët e kanë nxjerr jashtë në breg, ka prekur shumë zemra, ka bërë të dridhen shumë shpirta dhe të derdhet shumë lot.

Për kurejshtjen tuaj, lexues të dashur, ne do t’i sjellim vetëm disa komente të disa aktivistëve muslimanë, të cilët në profilet e tyre në rrjetet sociale kanë dhënë këto komente:

„Me ketë imazh Allahu po na flet. Na flet për të na trazuar, qoftë edhe me dhimbje. Ky femijë, dhe shumë të tjerë sikur ky, pasqyrojnë pozitën tonë si umet qe kemi sot. I tërë umeti, ndonëse i gjallë fizikisht, i vdekur shpirterisht dhe emocionalisht është.”

- Hfz. Mehas Alija, teolog dhe udhëheqës i Portalit Islampress.info.

„Kur te pyetet ky femije per ç’faji u mbyt ne dete? Ç’pergjigje do t’i jepnim Zotit ne, umeti Muhamedit! Lus t’me fale Allahu dobesine dhe paftesine per t’i dale zot gjakut tone, femijeve tane. Mjer per ne, te mjeret ne! Sa ta pavlefshem jemi bere!“

- Mr. Amet Memeti, drejtor i Forumit të të Rinjve Musliman

„Vdekja e këtij fëmiu sirian, i cili duke ikur nga vdekja vdes në brigjet e detit, dëshmon për të satën herë për krizën dhe vdekjen e ndërgjegjes njerëzore karshi krimit dhe zullumit që në mënyrën më çnjerëzore po ushtrohet mbi popullin e pafajshëm sirian, ndërsa bota e ashtuquajtur e civilizuar po bën vetëm sehir para këtyre krimeve të tmerrshme!!! O Zot i Gjithëfuqishëm, ndihmoji këtij populli të shumëvuajtur dhe dënoji kriminelët me dënimin më të ashpër! Amin!“

- Mr. Eljesa Mamudi, teolog

„Nuk është vetëm mendja ajo qe e dallon njeriun nga kafshët, është edhe ndërgjegjja gjithashtu.“

- Hasan Baftjari, teolog dhe aktivist në çështje humanitare

„Kjo fotografi trishtuese e fëmijës së mbytur sirian nga valët e detit, dëshmi për ndërgjegjen e vrarë dhe humbjen e njerëzillëkut në rrafsh global!  Çdo respekt për përjashtimet! Na fal o Zot, për pamundësinë dhe pasivitetin tonë!“

- Mr. Muhamed Murtezi, teolog dhe kryetari i QBMI-së. 

Ndalo e mendo një sekond! Paramendo se ky fëmijë 3 vjecar mund të jetë fëmiu yt?  Morali, demokracia, humanizmi dhe etika e Europës së pasur e demokratike u varros së bashku me këtë fotografi të tmerrshme. Fotografia/pamorja le ta dëshmoj egërsinë e njeriut dhe le ta shpërfaqë brishtësinë e demokracisë europiane të Viktor Hugosë, e le ta argumentoj egoizmin e parlamentit dhe byrokracisë europiane! A i besohet Brukselit?

- Gëzim Mekuli, intelektual

“Vellau im i vogel sirian, sigurisht babai yt ka rene shehid ne Damask kundrejt zullumit dhe diktatorit gjakpires, Bashar Asadit. Per mua, kepucet e tua jane me te vlefshme sesa miliardat e despoteve dhe mbreterve arabe! Qe sot e shpallim te vdekur ndergjegjen e muslimanit arab, si rezultat i neglizhences se qeveritareve arabe, letargjise se popullates muslimane arabe dhe heshtjes se dijetareve muslimane. Ty Allahu ta dhuroi pasaporten e Xhennetit. E gezofsh, qe tani je shtetas i Xhenetit! Lute Allahun per ne qe te na fale!”

- Mr. Nehat Ismaili, teolog dhe kryetar i Unionit te Imameve Shqiptare ne Zvicer.

“Nëse këto fotografi nuk do ta zgjojnë Evropën atëherë asgjë nuk do ta bëjë”.

- Mediumet e huaja

/KBI-Bujanoc.com/

3102 Shikime