Si na ruan zinku nga infeksionet?

12.03.2015

Si na ruan zinku nga infeksionet?


Si na ruan zinku nga infeksionet?

Shumë persona marrin suplemente të zinkut për të parandaluar krijimin e gripit ose ftohjeve, ndërsa hulumtimi i ri i shkencëtarëve amerikanë zbulon në detaje veprimin e zinkut.

“Zinku i ndihmon trupit në luftën kundër infeksioneve ashtu që sistemin e imunitetit e kthen në ekuilibër”, përcjell “EverydayHealth” deklaratën e prof. Daren Knoell.

Fatkeqësisht, shumë njerëz nuk konsumojnë sa duhet zink, çka është në veçanti e rrezikshme për personat më të moshuar, si edhe ata me imunitet të dobësuar.

Ushqimet që janë të pasura me zink janë mishi i kuq, i pulës, fasulet, frutat arrore, disa lloje peshkut dhe guaskave, drithërat integrale dhe produktet e pasuruara të qumështit, transmeton Koha.net.

Në eksperiment ata kanë përdorur monocitet njerëzore që janë të përfshira në njohjen e patogjenëve. Kur patogjeni njihet ndodh aktivizimi i një numri të madh të qelizave që vë në lëvizje sistemin e imunitetit. Proteinat në trup nxisin lirimin e transportuesit të zinkut, të cilin shkencëtarët e kanë quajtur ZIP8. Kur transportuesi hyn në muret e qelizave, ai drejton zinkun që nga qarkullimi i gjakut të vijë në qelizë. Në këtë mënyrë parandalohet përhapja e inflamacionit i cili mund të jetë i rrezikshëm për të gjithë organizmin.

Për shkencëtarët deri te ky hulumtim nuk ka qenë e qartë mënyra në të cilën vepronte zinku në infeksion. Kështu, zinku ka rol të rëndësishëm në gati të gjitha funksionet trupore dhe ka ndërveprim me mijëra proteina, të cilat janë të rëndësishme për funksionimin e duhur të trupit. Megjithatë, nga sasia e përgjithshme e zinkut në trup vetëm 10 për qind përdoret në luftën kundër infeksioneve.

Shumica e personave të rritur gjatë ditës duhen të konsumojnë 8 deri 11 miligramë zink. Shkencëtarët theksojnë që është e mundshme, por jashtëzakonisht e rrallë, të merret sasi shumë e madhe e zinkut e cila pastaj bëhet toksike. /KBI-Buanoc.com/

3007 Shikime