Vlera e sures el Bekare

10.03.2015

Vlera e sures el Bekare


Vlera e sures el Bekare

Shkruan: Jusuf Zimeri

Për vlerën dhe rëndësinë e kësaj Sure, ekzistojnë shumë hadithe të transmetuara nga Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme si dhe shumë vlerësimenga dijetarët eminent islamë. Nga hadithet e Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme që përshkruajnë vlerën dhe rëndësinë e kësaj sure do të veçojmë disa prej tyre.

etohet nga EbuHurejreja se i Dërguari i All-llahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë: “Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza, sepse vërtetë shejtani ik prej asaj shtëpie në të cilën lexohet sureja el Bekare”Muslimi

Transmetohet nga Ma’kalb. Jesari se vërtetë i dërguari i All-llahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lemeka thënë: “Sureja El Bekare është gunga e Kur’anit dhe maja (kulmi) i tij. Me çdo ajet të kësaj sureje kanë zbritur nga tetëdhjetë mijë melekë”.Ahmedi

Transmetohet nga Ebu Umame i cili ka thënë: e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme duke thënë: “Lexonie Kur’anin, sepse ai është ndërmjetësues për lexuesit e tij ditën e kiametit, lexoni Ez-zehrevani (dy dritat) surten El Bekare dhe Ali Imran, sepse këto dy suren ditën e gjykimit do të paraqiten si dy mjegulla (që ju bëjnë hije), ose si dy  ombrella, që janë si dy krahët e shpendit për të mbrojtur lexuesit e tyre. Pastaj tha: Lexonie suren El Bekare, sepse mësimi i saj përmendësh është begati, e lënia e saj është hasret, dhe nuk mund ta dëmtojë magjia”Muslimi

Imam Taberaniu  dhe Ebu Hatim b. Hibbani kanë regjistruar hadithin e transmetuar nga Sehl b. Sa’di i cili ka thënë: i Dërguari i All-llahutSal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë: “Vërtetë çdo send ka gungën e saj, e gunga eKur’anit është suretu El Bekare,  andaj kush e lexon këtë sure në shtëpinë e tij natën, në atë shtëpi nuk hynë shejtani tri net, e kush e lexon ditën, shejtani nuk hynë në atë shtëpi tri ditë.”

Për vlerën dhe rëndësinë e kësaj sureje që ia ka dhënë Pejgamberi Sal-lall-llahualejhi ve sel-leme  kësaj sureje, Imam Nisaiju, Ibni maxhe dhe Termidhiu në koleksionet e tyre regjistrojnë një ngjarje të transmetuar nga Ebu Hurejrejar.a. i cili ka thënë: I Dërguari i All-llahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme kishte dërguar një delegacion të shumënumërt, por para se ti niste për në rrugë kërkoi nga ata që të lexojnë atë që dinë nga  Kur’ani.Pasi që lexoi secili atë që dinte përmendësh, Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme  iu afrua më të riut të tyre që ishte në moshë dhe e pyeti: “Çka din përmendësh nga Kur’ani o Filan?” Ai tha: Unë di këtë e këtë sure dhe suren El Bekare. Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme i tha: “A e din suren El Bekare?” Tha po. Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme tha: “Shko dhe ti do të jesh kryetari i tyre”. Pra Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme e emëroi kryetar të delegacionit për nder dhe respekt të sures El Bekare që e dinte përmendësh.

Darimiu në musnedin e tij përmes Sha’biut regjistron thënien e se Abdullah b. Mes’udi ka thënë: Kush ilexon dhjetë ajete nga sureja El Bekare brenda një nate, në atë shtëpi nuk hynë shejtan atë natë, e  që janë katër ajetet e para të sures Bekare, Ajeti Kurisjjen dhe dy ajete pas saj, dhe tre ajetet e fundit të kësaj sure. Në një transmetim tjetër thuhet: Atij dhe familjes së tij nuk i afrohet shejtani atë ditë, e as nuk di ndodhë diçka e urryer, e nëse ja lexon të sëmurit psikik, do të shërohet.

Nëpër disa transmetime gjejmë se disa herë Pejgamberi Sal-lall-llahualejhi ve sel-leme në disa raste të veçantashokët e tij që e dini suren El Bekare përmendësh i ftonte duke u thënë: “O të zotët e sures El bekare” pra në shenjë respekti ndaj kësaj sure.

/KBI-Bujanoc.com/

3160 Shikime