Lënia e xhematit pas kryerjes së farzit

13.02.2015

Lënia e xhematit pas kryerjes së farzit


Lënia e xhematit pas kryerjes së farzit

Pyetja: Esselamu Alejkum! Pyetja ime ka të bëj me lëshimin e xhamisë nga ana e disa individëve pas kryerjes së farzit nën pretekstin e sunetit (duke mendu se te qendrosh me xhematin per te bere dhikr na qenka bidat). Cili është qëndrimi juaj për këtë?

Përgjigje:!

Alejkum selam neve e konsiderojmë këtë një zhurmë të papërshtatshme, sidomos  kur ndodh që nga safi i parë disa individ dalin nga xhamia me mbarimin e farzit. Themi kështu sepse  me këtë veprim, posaçërisht  në fshatra apo lagje  më të vogla ngrihen tensione dhe ndërtohen mure artificiale mes xhematlijve, përhapet mosbesim, dyshim dhe dobësohet xhemati. Andaj ky është një veprim i dëmshëm. Shpresojmë se individët që e bëjnë një gjë të tillë sa më parë do të shohin dëmin e veprimeve të tilla. Ne u bëjmë thirrje që komentimin dhe interpretimin e asaj se çka është sunet apo bidat t’ia lënë hoxhallarëve dhe dijetarëve tanë. Me komentimin e tyre hoxhallarët marrën përgjegjësinë për korrektësinë apo gabimin e interpretimit të mësimeve islame.

Dr. Enes Ljevakoviq,

Fetve-i emini i Akademisë për fetva në kuadër të Rijasetit të BI të BiH-së

/KBI-Bujanoc.com/

3097 Shikime