MARRJA E MENDIMEVE TË NJË MEDH'HEBI TJETËR ME QËLLIM QË TË PRAKTIKOHET I TËRË SUNNETI...

28.01.2015

MARRJA E MENDIMEVE TË NJË MEDH'HEBI TJETËR ME QËLLIM QË TË PRAKTIKOHET I TËRË SUNNETI...


MARRJA E MENDIMEVE TË NJË MEDH'HEBI TJETËR ME QËLLIM QË TË PRAKTIKOHET I TËRË SUNNETI...

Pyetja: Që të kompletohet sunneti: 1. A mundet që ndonjëherë t’i lidhim duart në gjoks gjatë namazit? 2. A mundet që ta lexojmë suren Fatiha pas imamit gjatë namazeve që falen pa zë? 3. A mundet që ndonjëherë gjatë marrjes së tekbirit t’i ngrisim duart gjer në shpatulla?

Përgjigjja:

Bismi’l-lahi’rr-Rrahmani’rr-Rrahim

Vëlla i dashur në Islam,

Nëse dikush e pason një medh’heb të një Imami të caktuar, për shembull, të Imam Ebu Hanifes (Allahu xh.sh. e mëshiroftë), ai duhet që t’iu përmbahet të gjithë normave e rregullave të atij medh’hebi. Ai nuk duhet që të shikojë në praktikat e medh’hebeve të tjera, për shembull, të medh’hebit të Imam Shafi’iut (Allahu xh.sh. e mëshiroftë), dhe të krijojë dyshim e bindje se ai si pjesëtar i medh’hebit hanefi nuk është duke i praktikuar ato sunnete që i praktikon një pjesëtar i medh’hebit shafi’i.

Secili imam është përpjekur në maksimum që të nxjerrë përfundime në norma të ndryshme sheri’atike nga Kur’ani dhe Sunneti. Meqë ata dallojnë në konkluzionet e tyre, ju duhet që t’i besoni Imamit që e pasoni dhe t’i përmbaheni konkluzioneve të tija. Duke bërë këtë gjë, ju duhet të jeni i sigurt se jeni duke e pasuar sunnetin.

E Allahu i Gjithëdijshëm e di më së miri!

Autor: Shejh Muntasir Zaman, e kontrolluar dhe e aprovuar nga Mufti Ebrahim Desai

Përktheu: Daim Abazi      /KBI-Bujanoc.com/

3326 Shikime