A mund t’i japë gji fëmijës gruaja me të përmujshme ose lehonë?

04.01.2015

A mund t’i japë gji fëmijës gruaja me të përmujshme ose lehonë?


A mund t’i japë gji fëmijës gruaja me të përmujshme ose lehonë?

Të përmujshmet dhe lehonia janë një veçori e vënë nga Allahu në natyrën e grave.Është e pamundur që gruaja të shpëtojë nga kjo me vullnetin e vet.

jo është një smundje që vazhdon, brenda procesit të vet të natyrshëm, gjer në një moshë të caktuar dhe që ndërpritet kur t’i vijë koha.

Gjatë periudhës së të përmuajshmeve dhe lehonisë, gruaja është vazhdimisht e papastër.

Në këtë periudhë papastërtie që zgjat në lehoni më e shumta 40 ditë dhe, në të përmujshmet,  që zgjatë jo më pak se 3 ditë dhe jo më shume se 10 ditë, t’i thuash gruas e cila është e detyruar t’i japë gji fëmijës, të marr abdes për çdo radhë, është në kundërshtim me frymën e lehtësisë të fesë islame.

Ndërkaq, edhe edhe me këtë abdes gruaja s’ka për të mbetur e pastër ligjërisht. Feja islame është plot rregulla të vendosura në mënyrë që çdo individë të mund t’i plotësojë me lehtësi përgjigjësitë e veta.

Askush s’ka të drejtë ta vështirësojë fenë e ta bëjë të pajetushme. Prandaj, në këto periudha, gruaja mund t’i jap gji fëmijës pasi t’i pastrojë duart dhe majën e gjirit. Kurse pasi t’i mbarojë periudha e sëmurë, pra, në kohët kur ndodhet e papastër ligjërisht, gruaja këshillohet të mos i japë gji fëmijës pa abdes.

Ka mundësi që kjo ndjeshmëri të bëhet shkas që fëmija të rritet i shëndetshëm dhe të bëhet njeri që të fitojë pëlqimin e Allahut Fuqiplotë.

Disa nëna pohojnë se nuk i japin gji fëmijës pa abdes edhe në periudhat e të përmuajshmeve dhe lehonisë. Ka mundësi që këto të bëjnë tejmum para dhënies së gjirit. Nga ky këndvështrim, që dëshirojnë, në periudhat në fjalë mund të bëjnë tejmum para se t’i japin gji fëmijës. Ky nuk është urdhër fetar, por është një praktikë delikate që përmban dobi, e cila bëhet pretekst për mirësi, shëndet dhe begati…/KBI-Bujanoc.com/

2043 Shikime