Shkencëtari japonez përqafoi Islamin duke studiuar fikun dhe ullirin

29.12.2014

Shkencëtari japonez përqafoi Islamin duke studiuar fikun dhe ullirin


Shkencëtari japonez përqafoi Islamin duke studiuar fikun dhe ullirin

Prof. Dr. Taha Ibrahim Halifa, profesor i biologjisë dhe ish-dekan në Universitetin e El-Az’harit, zbuloi se një shkencëtar i madh japonez në fushën e bujqësisë u konvertua në Islam pasi zbuloi mrekulli të mëdha shkencore në Kur’an. Gjegjësisht, hulumtimi i tij trajtoi çështjen fikut dhe ullirit.

Taha Ibrahim thotë: “Substancën methaleutonids e sekreton truri i njeriut dhe i kafshëve në sasi shumë të vogla. Ajo është e përbërë nga proteina, e cila në vete ka gjithashtu dhe sulfate që mund shumë lehtë të lidhen me zinkun, hekurin dhe fosforin. Kjo materie konsiderohet të jetë shumë e rëndësishme për mbijetesën e trupit të njeriut, veçanërisht ngase ajo redukton kolesterolin, rregullon metabolizmin, forcon zemrën dhe rregullon frymëmarrjen.

Profesori gjithashtu thotë: “Sekretimi i këtyre substancave nga truri i njeriut fillon gradualisht nga viti 15 deri në të 35-at, dhe pastaj zvogëlohet deri në vitet e gjashtëdhjeta të jetës. Për këtë nuk mund të fitohet lehtë kjo substancë, e cila gjithashtu në përqindje të vogël mund të gjendet edhe tek kafshët.”

Ai thotë: “Kur hulumtimi është përqendruar në gjetjen e kësaj substance magjike midis florës, dhe grupi i shkencëtarëve japonezë u dha në hetimin e kësaj substance, e cila ka ndikim në largimin e simptomave te dobësimit senil (të pleqërisë). Më në fund këtë substancë e gjetën vetëm në dy llojet e bimëve, dhe ato janë: Fiku dhe Ulliri.”

Dr. Taha Ibrahim u bëri thirrje për të reflektuar mbi betimin e Allahut për fikun dhe ullirin dhe lidhshmërinë e këtij betimi me krijimin e njeriut në formën më të bukur, dhe mandej kthimin e tij në nivelet më të ulëta.

Ai thotë: “Pas ndarjes së kësaj substance nga fiku dhe ulliri, erdhën në përfundimin se përdorimi i tij ndikon në përmirësimin e shëndetit të njeriut; ndërsa vetëm nga fiku, apo vetëm nga ulliri nuk ka dhënë rezultatin e pritur, dhe mandej atë substancë e përzien në raport 1:7 për ullirin. “Pas kësaj, ky grup i studiuesve japonezë u përpoqën për të gjetur lidhjen më të mirë të këtyre dy bimëve në mënyrë që të ketë efektin më të mirë.”

Dr. Taha tha: “Ky studiues japonez hulumtoi Kuranin Fisnik dhe vërejti se fiku përmendet një herë, ndërsa ulliri gjashtë herë, dhe një herë në mënyrë të tërthortë në ajetin 20 të kaptinës el-Mu’minun: “Si dhe pemën (d.m.th. pemën e ullirit) që rritet në malin e Sinait e që u jep vaj dhe mëlmesë, atyre që e hanë.”

Dr. Taha Ibrahim ua dërgoi të gjitha informatat që kishte mbledhur nga Kur’anin Fisnik këtij grupi të shkencëtarëve japonezë.

Pasi u siguruan se në Kur’an para 1429 vitesh është përmendur e gjitha ajo që ata kishin zbuluar, udhëheqësi i ekipit hulumtues pranoi Islamin, ndërsa dr. Prof. Taha Ibrahimit i dhuruan licencën e zbulimit shkencor.

Të Vërtetën e ka thënë Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik:
1. Për fikun dhe ullirin,
2. për malin e Sinait
3. dhe për këtë Qytet të sigurt (Mekën)
4. Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer,
5. pastaj e çuam atë (kur nuk beson) në gjendjen më të ulët,
6. përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera.
7. Atëherë, çfarë të shtyn ty (o njeri), që ta mohosh Ditën e Kiametit?
8. A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!

Burimi: www.divanhana.com

Përktheu: Lutfi Muaremi. /KBI-Bujanoc.com/

2128 Shikime