Urtësia në themelimin e medh’hebeve

08.09.2014

Urtësia në themelimin e medh’hebeve


Urtësia në themelimin e medh’hebeve

Qendra për fetva Egjipt

 Çështjet e sheriatit islam ndahen në dy grupe:

E para: Çështjet të cilat janë unik të gjithë muslimanët; si numri i namazeve farz, përcaktimi i muajit të agjërimit, drejtimi i kibles, vendi i haxhit, ndalimi i alkoolit i prostitucionit i kamatës dhe shumë të tjera të cilat janë elemente kryesore të fesë.

Për këto asnjëherë nuk pati mospajtime, sepse ishte argumenti i fesë i i qartë dhe i prerë që nuk la vend për moskuptim.

 

E dyta: Çështjet të cilat kanë  mospajtime dijetarët; ku arsyeja është se Allahu i lartëmadhëruar i bëri këtu argumentet Dhannijeh – jo të prera, që bartin në vete më shumë se një kuptim.

 

    Ka patur mundësi që ligjislatura islame të jetë vetëm një pjesë, që të jetë unike në të gjitha çështjet dhe të mos ketë fare mospajtime, pra me argumente të qarta dhe të prera,, Mirëpo Allahu i lartëmadhëruar e ka llogaritur këtë; sepse kjo fe është fjala e Allahut e fundit për mbarë botërat, dhe kjo është shpallja e fundit nga Allahu për krijesat e tija.

Për këtë, ishte kjo pjesa e dytë një argument i fuqishëm për urtësinë butësinë dhe elasticitetin e legjislaturës islame dhe vlefshmërinë e saj për praktikë në çdo kohë dhe çdo vend, dhe për të gjitha situatat dhe për të gjithë njerëzit.

 

    Muhamedi a.s. e ka pranuar dhe vërtetuar mospajtueshmërinë në kuptimin e argumentit i cili mundëson më shumë se një kuptim, kur kishtë thënë: “ Mos ta falë askush prej jush namazin e iqindisë përveç se në Beni kurejdha “.    Transmeton Buhariu

Disa prej sahabeve refuzuan ta falin iqindinë përveç  pasi që të mbërrijnë te fisi Beni kurejdha pas kohës së akshamit, duke vepruar sipas porosisë së Muhamedit a.s.

Kurse disa të tjerë e kuptuan nga kjo porosi që të shpejtojnë dhe të mos vonohen dhe e falën iqindinë gjatë rrugës para hyrjes së kohës së akshamit, duke vepruar sipas kuptimit të argumentit.

( Këto janë dy metoda të natyrshme në qenien e njeriut; ose të punohet sipas tekstit të hapur nga argumenti, ose sipas brendisë, kuptimit dhe domethënies së tij).

Muhamedi a.s. nuk e kundërshtoi asnjërin grup,, dhe kjo tregon se mospajtueshmëria është e ligjësuar. Por kjo për të treguar më shumë lloje të kuptimimeve nga argumenti dhe jo për tu kundërshtuar dhe përçarë.

Për të vërtetuar këtë, vie një transmetim ku thotë: “mospajtimet e ymmetit tim janë mëshirë

 

    Sikur të ishin argumentet edhe në këtë grup të prera, dijetarët nuk do të kishin mospajtime, por dashti urtësia e Allahut që këto të jenë të mundshme për më tepër se një kuptim, pra argumente jo të prera në kuptim, me qëllim të lehtësimit për krijesat dhe thjeshtësimit për ymmetin, ku e gjithë kjo llogaritet prej të mirave dhe meritave të fesë islame.

    Por, Grindjet dhe dallimet  u paraqiten te disa musliman të cilët nuk i kanë kuptuar këto domethënie të larta nga filozofia e legjislaturës  islame në çështjen e mospajtimeve, dhe se ato janë mëshirë,,, ata filluan të merren me çështjet e fesë me argumente të cilat përmbajnë më tepër se një kuptim, ku u morrën me to si të ishin mendim ose kuptim i vetëm dhe si medhheb i prerë që nuk bën ndryshe  përveç se ashtu, ndërsa ata që veprojnë ndryshe i llogarisin gabimtarë, bidatxhinjë të së keqes, ose edhe të devijuar..    

E gjithë kjo është ekstremizëm i urrejtur dhe i papranuar në legjislaturën islame.

Allahu e din më së miri.

 

Qendra për fetva Egjipt

Përshtati nga arabishtja:    Mr  Ragmi Destani

 

3403 Shikime