Urtësia e martesave të Profetit a.s

11.04.2014

Urtësia e martesave të Profetit a.s


Urtësia e martesave të Profetit a.s

Dr. Norlain Bint Muhamed Dindang

Në përgjithësi jobesimtarët kanë pikëpamje jo të qarta mbi martesën e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, dhe Islamin. Si rezultat i shumë teksteve të rreme shkruar kundër Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe fesë së vërtetë të zgjedhur nga Allahu, shumë prej këtyre jobesimtarëve nuk e kanë kuptuar bukurinë, praktikën, racionalizmin, vërtetësinë, mbrekullinë e Islamit dhe mësimet e tij.

Poligamia, ose martesa e një burri me disa gra në Islam është e lejuar, por e kufizuar deri në 4 gra.

Kjo me kusht që burri të jetë në gjendje që t’i trajtojë të katër gratë me drejtësi, nëqoftëse kjo nuk arrihet, rregulli i Islamit është monogamia (martesa me një grua të vetme), siç është shprehur qartë në ajetin Kuranor: “Dhe në qoftë se keni frikë se nuk mund ti trajtoni mirë jetimet, atëherë zgjidhni gra të tjera për martesë, dy, tre, ose katër, por në qoftë se keni frikë se nuk jeni në gjendje që të mbani drejtësi, atëherë vetëm një, ose ato që ua kap dora e djathtë (robëreshat nën pushtetin tuaj). Kjo është më afër për t’ju ndaluar që të mos bëni padrejtësi“. [En-Nisa, 3]

Poligamia është diçka që parandalon shkeljen e kurorës tek burrat, të cilët dëshirojnë të martohen me shumë gra, ose që nuk janë të lumtur me gratë e tyre dhe mund të bëhet kjo shkak për shkeljen e kurorës. Poashtu  kjo është edhe masë parandaluese për sëmundjen e sidës dhe sëmundjet e tjera të ngjajshme me të, që vijnë nga përhapja e  imoralitetit. Sjellë edhe zvogëlimin e numrit të divorceve, sepse burrat kanë kështu opsion që të martohen me një grua tjetër të ndarë të parën dhe si rrjedhojë shmangen pasojat e hidhura që shkaktohen tek fëmijët prej divorceve të prindërve. Për më tepër poligamia iu jep shansin për t’u martuar shumë grave që ndoshta do të mbeteshin pa u martuar, duke pasur parasysh faktin se numri i grave është më i madh se ai  i burrave. Kjo eleminon prostitucionin dhe lindjen e fëmijëve pa baba. Për fat të keq fëmijët e lindur jashtë martese janë të përbuzur nga shoqëria ashtu siç përbuzen edhe nënat e tyre.

Islami e lejon poligaminë, dhe fëmijët që lindin nga këto martesa janë të njohur me ligj dhe të respektuar nga baballarët e tyre, ashtu siç njihen dhe respektohen edhe nënat e tyre.

Shumë armiq të Islamit e kanë bazuar kritikën e tyre tek martesat e Profetit, salallahu alejhi ue selem, që ishin më shumë sesa katër. Ata e akuzuan Profetin, salallahu alejhi ue selem, si një njeri të pangopur seksualisht dhe e bazuan këtë tek martesat e muslimanëve me katër gra dhe jo më tepër, siç është përmendur në Kur’an. Por, e vërteta është që Allahu ia ka lejuar Profetit, salallahu alejhi ue selem, martesën me më shumë se katër gra, sikurse sqarohet edhe ne ajetet në vijim.

 

Jobesimtarët duhet që ta korigjojnë veten e tyre dhe pikëpamjet e tyre të turbulluara e të paqarta për Profetin, salallahu alejhi ue selem, kur e quajtën atë salallahu alejhi ue selem “të pangopur seksualisht” për martesën e tij me më shumë se katër gra. Ata duhet ta dinë se Allahu, Ai që di gjithçka na urdhëron neve që ta ndjekim të Dërguarin e Tij, salallahu alejhi ue selem, sepse ai ishte shembulli më i mirë i moralit për gjithë njerëzimin. Profeti Muhamed, salallahu alejhi ue selem, kishte një karakter të pashembullt për cilësitë fisnke  që spikasnin moralin e tij, salallahu alejhi ue selem. “Vertet ti je në një shkallë të lartë karakteri.” [El-Kalem, 4]

Atëherë ai, salallahu alejhi ue selem, është shembulli më i mirë për neve për t’u ndjekur që të kemi një jetë dinjitoze në këtë botë dhe në botën tjetër.

Thotë Allahu i Lartësuar: “Padyshim që tek i Dërguari i Allahut ju keni një shembull mjaft të mirë për ta ndjekur, për atë që shpreson në (takimin me) Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe që e kujton Allahun shumë“. [El-Ahzab, 21] “Ata të cilët ndjekin të Dërguarin, Pejgamberin që s’di as të shkruaj dhe as të lexojë, të cilin e gjejnë të shkruar në Teurat  (Deut, XVIII 15) që e kanë në duart e tyre dhe në Inxhil (Xhon, XIV 16) ai i udhëzon ata për el-ma’ruf (besimin e pastër islam dhe gjithë rregullat e detyrimet e tjera të tij), i ndalon ata nga El-Munker (mosbesimi, politeizmi i çdo lloji dhe gjithë ndalimet e tjera të islamit), ai ua lejon atyre si të ligjshme El-Tajibat (gjithçka të mirë dhe të ligjshme ) dhe u ndalon si të paligjshme El-Habaith (gjithçka të keqe e të pa lejueshme) ai i çliron ata nga barrat e rënda dhe nga prangat që qenë mbi ta. Ata që e besojnë atë (Muhamedin salallahu alejhi ue selem), që e nderojnë atë, që e ndihmojnë atë dhe që e ndjekin Dritën (Kuranin) e zbritur me të, këta janë më të fituarit”. [El-A'raf, 157]

Ebu Hurejra, Allahu e mëshiroftë, tregon se i Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: Jam Dërguar tek gjenerata më e mirë e të gjithë bijëve të Ademit që nga krijimi i tyre.” (Buhariu, 4)

Islami është një fe perfekte, si racionale, ashtu edhe praktike.

Martesat e shumta të Profetit, salallahu alejhi ue selem, që e kaluan numrin e katër grave, e lejuar kjo për besimtarët në përgjithësi, është një përjashtim për Profetin, salallahu alejhi ue selem me ajet Kur’anor, për arsye të shumta.

 Në qoftë se ai do të ishte ashtu siç e përshkruajnë jobesimtarët, do të ishte martuar m shumë se sa një herë kur ishte djalë i ri dhe jo pasi që i kishte kaluar 50 vjet.

Fakti se ai u martua me Hatixhen, radijallahu anha, dhe jetoi vetëm me të për më shumë se 27 vjetë, deri sa ajo vdiq, tregon se ai, salallahu alejhi ue selem, nuk ishte i tillë. Martesa me Hatixhen, radijallahu anha, tregon se burrit i lejohet të martohet me një grua më të madhe se ai në moshë, gjithashtu tregon se është e lejuar për një burrë të varfër dhe jetim, të martohet me një grua të pushtetëshme dhe për punëtorin me atë që e ka punësuar dhe për  beqarin martesa me vejushën.

 

Nëse All-llahu i Lartësuar nuk do ta kishte lejuar Profetin, salallahu alejhi ue selem, të martohej me gratë e tjera, nuk do të sqaroheshin të gjithë llojet e martesave në Islam.

Nëqoftëse Profeti, salallahu alejhi ue selem, nuk do të ishte martuar me gra të tjera, muslimanët që ndjekin sunetin, do ta kishin të vështirë të martoheshin, sepse nuk do ti njihnin të gjitha llojet e martesave të lejuara.

 Ndersa rasti i martesës së Profetit, salallahu alejhi ue selem, me Aishe bint Ebi Bekër, radijallahu anha, tregon se i lejohet një burri në moshë të martohet me një vajzë të virgjër, që është shumë më e re se ai. I pa të meta është All-ahu i Gjithëdituri, I  Urti, sepse Aishja ishte shumë e re dhe e zgjuar. Ajo, radijall-llahu anha, mësoi shumë hadithe nga Profeti, salallahu alejhi ue selem dhe ua transmetoi këto muslimanëve në mbarë botën. Shumë prej haditheve të Aishes, radijallahu anha janë përmendur në librat me të saktë të haditheve, siç janë Sahih Buhari dhe Muslim, Nesaiut, Tirmidhiut dhe Ebu Daudit. Pra, kushdo prej atyre jobesimtarëve që e quajtën ashtu të Dërguarin e Allahut le ta pranojnë të vërtetën e të pendohen tek Allahu. Nje burrë musliman mund të martohet me një grua që i ngjanë Aishes dhe nëse ajo është vajza e shokut të vet të ngushtë sepse kështu ishte dhe ajo për te Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem. Po ashtu ishte dhe Hafsa, vajza e Umerit radijall-llahu anhu kjo me qëllimin e forcimit të miqësisë mes tyre. Profeti salallahu alejhi ue selem është martuar dhe me vajzat e armiqëve të tij, siç ishte Xhuvejrie radijall-llahu anha, vajza El-Harithes, kryetar i fisit të vet, dhe Umu Habibah ose siç njihet me emrin Ramla e bija e Ebu Sufjanit. Historia Islame tregon se sa u përmirësuan gjërat dhe si u zgjidhën konfliktet që ekzistonin mes palëve pas këtyre martesave gjë që i shpuri drejtë paqes dhe pajtimit.

 

Profeti, salallahu alejhi ue selem, u martua dhe me skllaven Maria që ia bëri dhuratë udhëheqësi i Egjiptit. Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue selem, e nderoi atë në vend se ta mbante shërbëtore dhe bëri atë prej grave të veta të nderuara dhe mori titullin “Nënë e Besimtarëve” (kështu quhen për besimtarët gratë e Profetit, salallahu alejhi ue selem, në shenjë nderimi dhe rrespekti).

Martesa me Marian që kishte prejardhje kristiane dhe Safijen që kishte prejardhjen çifute lejohet me qëllim kthimin e tyre ne Islam padyshim kjo me dëshirën e plotë të grave. Këto që të dyja e pranuan Islamin dhe u nderuan si Nënat e Besimtarëve.

Martesa e tij me Seuda bint Zama radijallahu anha, e cila ishte  vejushë me prejardhje zezake, shumë e sjellshme dhe gazmore, tregon se Profeti, salallahu alejhi ue selem, nuk ishte racist, por i donte dhe i respektonte njerëzit për moralin që kishin, poashtu në Islam kjo është argument se i lejohet burrit të martohet me një grua pavarësisht nga raca dhe ngjyra, pra në Islam nuk ka racizëm.

Martesa e Profetit salallahu alejhi ue selem, me Hafsën, Zejneb, Selame (Hind bint Ebi Umeje) radijallahu anhunne, të cilat ishin të gjitha vejusha, e inkurajon dhe i mëson një burri musliman të tregojë simpati dhe kujdes për vejushat. Një mënyrë për ta bërë këtë është edhe martesa me to. Duke u martuar me Umu Selemen, një vejushë me shumë fëmijë, Profeti salallahu alejhi ue selem, tregoi shembullin e tij si njeri që kujdesej ndaj jetimëve.

Ai, salallahu alejhi ue selem, tregoi dashuri të vërtetë dhe kujdes ndaj tyre dhe i deshi ata si fëmijët e tij.

Martesa e Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue selem, me kushërirën  e tij Zaineb, radijall-llahu anha, që ishte divorcuar prej djalit të tij të adoptuar Zejd tregon se në Islam lejohet martesa me kushërirën e parë. Po ashtu është argument se lejohet martesa me gruan e divorcuar nga djali i adoptuar kur me këtë djalë s’ke lidhje gjaku që e ndalojnë këtë martesë. Kjo me urdhër nga Allahu i Gjithëditur në rastin e Profetit, salallahu alejhi ue selem dhe shembull për besimtarët në përgjithësi.

Islami lejon gjithashtu edhe martesën në mungesë të kandidatit siç ishte rasti i martesës së Profetit, salallahu alejhi ue selem me Umu Habiben, vajzën e Ebu Sufjanit që në atë kohë ishte në Abisini dhe Profeti, salallahu alejhi ue selem kërkoi të martohet me të dhe e paraqiti kërkesën e tij tek mbreti Negus, i cili e miratoi këtë martesë me dëshirë për shkak të rrespektit të madhë që kishte për Profetin, salallahu alejhi ue selem. Kjo tregn sa e lehtë dhe praktike është kjo Fe Qiellore.

 

Martesa me Aishen, radijallahu anha, tregon gjithashtu se lejohet fejesa në Islam sepse Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue selem, me Aishen u fejua njëherë pastaj u martua.

 Martesa me Mejmunen, radijallahu anha, tregon se lejohet që gruaja t’i propozojë burrit sepse ajo kështu veproi, por gjithmonë brenda normave të lejuara në Islam. Profeti salallahu alejhi ue selem, e pranoi dhe e ndërroi atë me miratimin e tij.

Ajo që është për t’u theksuar është se Profeti, salallahu alejhi ue selem, u martua me të gjitha gratë pa dallim nga rangu social, bukuria, prejardhja apo raca, ai salallahu alejhi ue selem u martua me to, sepse të gjitha ishin besimtare të mira dhe spikasnin cilësi të larta morali.

 

Kjo ishte tradita e Profetit, salallahu alejhi ue selem, në zgjedhjen e bashkëshortes dhe le ta ndjekin kushdo që do shembullin e tij që padyshim është më i miri shembull.

 “Dhe martoni ata nga mesi juaj që janë të pamartuar, martoni dhe salihunët (të përkushtuarit) nga robërit dhe robinat tuaj. Nëse ata janë të varfër, Allahu do ti pasurojë ata nga mirësitë e Tij. Dhe Allahu është I Gjithëmjaftueshëm për nevojat e krijesave të tij, I Gjithëdituri.” [En-Nur, 32]

Dhe mos u martoni me mushriket (femra idhujtare mohuese), deri sa ato të besojnë. Dhe nuk ka dyshim se një robëreshë besimtare është më e mirë se një mushrike edhe nëse ajo ju mahnit juve. Dhe mos ua jepni (bijat tuaja) për martesë mushrikëve, deri sa ata të besojnë. Nuk ka dyshim se një rob besimtar është më i mirë se një mushrik edhe nëse ai ju mahnit juve. Ata (mushrikët) ju ftojnë juve në zjarr e Allahu ju fton në xhenet dhe falje me vullnetin e Tij dhe i bën të qarta ajetet e Tij për njerëzimin, që ata të mund të përkujtojnë“. [El Bekare, 221]

Duke u bazuar tek shembujt e mësipërm, Profeti salallahu alejhi ue selem i fton gjithë muslimanët për ti dhënë prioritet fesë dhe mëshirës në zgjedhjen e bashkëshortes, apo bashkëshortit, prandaj çdo besimtar apo besimtare që don një martesë të sukseshme, duhet të marrë mësim nga këto shembuj.

 

Burimi: www.wisdomislamic.info      /KBI-Bujanoc.com/

 

3244 Shikime