Rreziqet që vijnë nga anestezia

24.03.2014

Rreziqet që vijnë nga anestezia


Rreziqet që vijnë nga anestezia

Efektet që sjell anestezia, varen nga tipi i organizmit të pacientit, megjithatë rreziqet janë minimizuar shumë, duke qenë se kjo fushë, sikurse të tjerat në mjekësi, kanë përparuar mjaft. Megjithatë, ato ekzistojnë.

E rëndësishme është të realizohet faza preanestetike, për të kuptuar gjendjen e pacientit. Është e gabuar ideja se anestezia mund të sjellë dhimbje koke, pasi në fakt nuk ndodh kështu. I vetmi rast që bën përjashtim, është anestezia e cila kryhet në shtyllën kurrizore. Megjithatë, jo të gjithë pacientët reagojnë njësoj edhe pas kësaj faze.

Nëse fillon dhimbja e kokës, ajo nuk zgjat më shumë se një apo dy ditë. Sipas mjekëve, kjo dhimbje kokë mund të mënjanohet duke konsumuar në masë lëngje ose medikamente, por këto të fundit duhet të jenë gjithnjë të konsultuara nga mjeku, për të shmangur ndonjë reaksion të mundshëm.

Nëse ka ndodhur që në një moment tjetër, të një operacioni të mëparshëm, një pacient të ketë reaguar keq nga anestezia apo narkoza, kjo nuk do të thotë që do të ndodhë edhe në një moment të dytë, pasi organizmi i njeriut ndryshon. Megjithatë, është mirë që mjeku të informohet mbi këtë fakt, për t’u treguar i kujdesshëm e për t’ia shtuar këtë veçori gjendjes suaj, para se t’ju bëjë anestezinë.

Fëmijët e vegjël, apo edhe ata të cilët janë në gji, mund të përballojnë shumë mirë anestezinë, madje ndoshta edhe më lehtë se të rriturit. Nëse ka ndodhur që në një moment tjetër, të një operacioni të mëparshëm, një pacient të ketë reaguar keq nga anestezia apo narkoza, kjo nuk do të thotë që do të ndodhë edhe në një moment të dytë.

Është shumë e rëndësishme që mjeku të dijë nëse jeni i ngrënë apo jo, pasi që t’i nënshtroheni anestezisë ju duhet të jeni pa ngrënë./KBI-Bujanoc.com/

1223 Shikime