Një tog i FSK-së niset drejt Turqisë

24.02.2014

Një tog i FSK-së niset drejt Turqisë


Një tog i FSK-së niset drejt Turqisë

Në Kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), sot është rreshtuar një tog i FSK-së, prej 22 pjesëtarëve të Brigadës për Reagimit të Shpejtë, (BRSH) me gradën nëntoger-ushtar, të cilët udhëtuan për një trajnim të specializuar në Turqi. Trajnimi në poligonet ushtarake të Turqisë, “Mbijetesa në dimër të ftohtit dhe të ashpër” fillon sot, ( 23 shkurt) dhe do të zgjatë deri më 8 mars, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja e pjesëtarëve të FSK-së, në mënyrë sa më profesionale, për përballjen me dimër të ftohtë dhe me acar.

Ky trajnim dhe trajnimet e mëparshme të pjesëtarëve të FSK-së, në poligonet e Ushtrisë së Turqisë, po realizohen në bazë të Memorandumit të bashkëpunimit bilateral në mes MFSK-FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë dhe Ushtrisë së Turqisë.

Për të përcjellë ushtarët e FSK-së, kishin ardhur shefi i Shtabit të KFT-së kolonel Naim Haziri dhe shefi i Shtabit të Brigadës për Reagim të Shpejtë, (BRSH) nënkolonel Jeton Dreshaj, si dhe përfaqësuesi i Ushtrisë së Turqisë. /KBI-Bujanoc.com/

1080 Shikime