Edukimi fetar islam në institucionet arsimore publike në Gjermani

28.01.2014

Edukimi fetar islam në institucionet arsimore publike në Gjermani


Edukimi fetar islam në institucionet arsimore publike në Gjermani

Fusha e arsimit dhe shkencës në Gjermani është nën jurisdiksion të qeverive federale, prandaj proceset që kanë të bëjnë me zbatimin e mësimit fetar islam në institucionet arsimore publike ndryshojnë

Në krahinën Baden – Wuerttemberg, komunitetit musliman turk Ditib (Diyanet) ka shtuar aktivitetet drejt marrjes së statusit "komunitet fetar" (Religionsgemeinschaft). Me këtë statut ligjor Ditib do t’i krijonte kushtet për ofrimin e edukimit fetar në shkollat e kësaj krahine gjermane. Sipas të dhënave të mëparshme në këtë krahinë gjermane jeton afro 70.000 fëmijë muslimanë.

Për t’i plotësuar sa më shpejtë kërkesat ligjore që të kyçen në ofrimin e mësimit fetar islam në institucionet publike arsimore në jug - perëndim të Gjermanisë, komuniteti musliman turk Ditib në krahinën Baden-Wuerttemberg, është duke punuar në mënyrë aktive për marrjen e statusit ligjor të "komunitetit fetar " (Religionsgemeinschaft) . Presidenti i Ditib-it në këtë krahinë, Erdinc Altuntas , thotë se kjo degë krahinore e Ditib-it në Gjermani, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, ka bërë ndryshimet e nevojshme në statutin e saj. 

Tani, siç thotë Altuntas, pason standardizimi dhe harmonizimi i statutit në të gjitha 160 xhemate të Ditib-it të kësaj krahine. Paraqitjen e kërkesës së përshtatshme në Baden-Wuerttemberg Ditib-i e ka paralajmëruar në prill të vitit 2013. Kërkesa dhe draft statuti i standardizuar, si dhe statuti i degës provinciale do të dorëzohet në ministrinë kompetente të arsimit në kryeqytetin Shtutgart. Një kërkesë të ngjashme ka paraqitur edhe dega e këtij komuniteti musliman në krahinën Hesen.

Altuntas thotë se qëllimi i tyre është që t’i "vendosin themelet e forta ligjore mbi të cilat më vonë mund punojnë më mirë". Me statutet e reja, sipas fjalëve të Altuntasit, lidhen ndryshimet themelore . Brenda xhematit, përmes punës së përditshme, synohet edhe përmirësimi i pozitës së grave dhe burrave. Për Përfaqësuesit e grave dhe të shoqatave rinore të Ditib-it, në këshillat e xhematëve, është paraparë një rol më i madh dhe më i rëndësishëm. /KBI-Bujanoc.com/

666 Shikime