14.01.2014
Referendumi i kushtetutës në Egjipt, shoqërohet me demonstrata dhe thirrje për bojkot
Sot është dita kur egjiptianëve u është kërkuar të votojnë kushtetutën e re, e dalë pas puçit ushtarak të shtetit. Masa të shumta sigurie janë marrë për të garantuar mbarëvajtjen e këtij referendumi, i cili është bojkotuar nga shumë parti politike, me në krye Vëllazërinë Myslimane, e cila u ka bërë thirrje të gjithë egjiptianëve që ta bojkotojnë votimin.
Mbi 52 milionë votues egjiptianë janë ftuar që të votojnë pro kushtetutës së re, shoqëruar me fushatë mediatike të madhe nga administrata e dalë nga puçi ushtarak.
Autoritetet egjiptiane i frikësohen bojkotit popullor, aq më tepër që votuesit jashtë Egjiptit, e bojkotuan atë dhe vetëm 15% e tyre morën pjesë në votim.
Para fillimit të procesit të votimit, ministria e brendshme paralajmëroi forcat politike që të mos organizojnë demonstrata, gjë e cila nëse ndodh, do ballafaqohet me forcat e rendit.
Megjithatë, njerëzit kanë dalë në demonstrata në disa rajone të ndryshme të Egjiptit, nëpërmjet të cilave u kërkohet njerëzve që të mos dalin për ta votuar kushtetutën e re. Sipas burimeve të informacionit, shumë qendra votimi kanë shënuar një numër tepër të ulët votuesish, të cilët mesa duket i janë përgjigjur thirrjeve për bojkot./KBI-Bujanoc.com/
776 Shikime