Xhamia qindra vjeçare e Prapashticës afër rrënimit

10.01.2014

Xhamia qindra vjeçare e Prapashticës afër rrënimit


Xhamia qindra vjeçare e Prapashticës afër rrënimit

Në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinë, ndodhet një xhami e cila besohet se është qindra vjeçare e vjetër.

Kjo Xhami është mjaft e rrallë sa i përket funksionit për të cilën u ndërtua dhe arkitekturës.

Xhamia është shumë e thjeshtë, ka formë katërkëndore të rregullt dhe në origjinal. Ajo është e mbuluar me çati, ndryshe nga xhamitë e tjera që janë me kube, shkruan Zëri.

Përkundër vjetërsisë së saj dhe rëndësisë kulturore e fetare ajo është lënë në këtë gjendje të mjerueshme dhe pranë shkatërrimit. /KBI-Bujanoc.com/

1026 Shikime