U hap solemnisht xhamia e re e qytetit në Ferizaj

06.12.2013

U hap solemnisht xhamia e re e qytetit në Ferizaj


U hap solemnisht xhamia e re e qytetit në  Ferizaj

Sot më 5 dhjetor 2013, në mënyre solemne, u hap xhamia e re në Ferizaj (në rrugën e Gjilanit prapa qendrës Eli Ab)

Në këtë solemnitetet, ku morën pjesë një numër i madh i besimtarëve të komunës së Ferizajt, ishte i pranishëm edhe Myftiu i Republikës së Kosovës, Mr. Naim ef Ternava i cili preu shiritin e inaugurimit të xhamisë së re. 

Kjo xhami është ndërtuar në truallin që KBI të Ferizajt ia ka dhuruar Axha Habib (Spanaqi).

Në këtë eveniment përpos Myftiut Tërnava me bashkëpunëtorë të vet, morën pjese përfaqësues të KBI në Ferizaj, hoxhallarë të Ferizajt dhe të rajonit përreth./KBI-Bujanoc.com/

3102 Shikime