Islamistët dhe romanca

26.12.2013

Islamistët dhe romanca


Islamistët dhe romanca

Në propagandën që po e bëjnë kundërshtarët e Islamit ndaj Lëvizjes Islame dhe ndaj ngritjes së yllit të tyre në zgjedhjet e fundit të lira dhe demokratike në vendet arabe si dhe ndaj sukseseve të arritura në revolucionet e fundit, është akuza se gjoja Islamistët nuk janë demokrat, nuk janë njerëz që i respektojnë të drejtat e njerëzve, njerëz që i cenojnë të drejtat e grave, racistë, njerëz që paraqesin rrezik për të gjithë ata që nuk pajtohen me ta në ide, politikë apo qoftë edhe në fe. Ata dinë të shkojnë edhe më larg se kjo, duke i akuzuar edhe si shkatërrues të artit, aktrimit, teatrit, këndimit, poezisë, apo ndoshta edhe të vetë dashurisë dhe romancës.

Kanë arritur kështu që në opinion të gjerë të nxjerrin një imazh të trishtuar, për këdo që bart ide dhe ka mendim islamik, apo që përgëzon për një kulturë të re të qytetërimit arabo-islamik, i cili përshkruhet si një krijesë e përafërt me njeriun, fytyra e të cilit është tmerruese, që nuk dinë as të buzëqesh e lëre më të dijë të qesh, në dorë normal duhet të mbajë shkopin, kështu që gëzimet e jetës as që ia tërheqin vëmendjen e as që i bëjnë përshtypje fare, përkundrazi, gëzimi është gjë e urryer për këtë krijesë.

Do doja të thosha për të gjithë këta njerëz, apo për të tillë që dëgjojnë dhe që eventualisht mund të bien edhe pre e ndikimeve të tyre, se Islami është fe e natyrshmërisë, prandaj edhe nuk ka ardhur që të jetë divergjent me ligjet e jetës, pra e vërteta është plotësisht e kundërt me atë se çka thuhet. Islami për këtë arsye e ka ndaluar beqarinë dhe murgërinë (të veçuarit vetëm për adhurim), prandaj edhe rrëfimi për tre njerëz që kishin ardhur tek i Dërguari s.a.v.s duke kërkuar i pari i tyre që të agjëronte pa ndërprerë, e i dyti që të falej tërë natën, e ndërsa i treti kishte kërkuar që të t’i lejohej beqaria për t’ju përkushtuar adhurimit, i Dërguari s.a.v.s i kishte ndaluar të gjitha këto veprime, duke thënë “Unë më së shumti e adhuroj Allahun xh.sh prej jush dhe më së shumti ia kam frikën, por unë agjëroj dhe ushqehem, falem dhe pushoj, si dhe martohem prandaj kushdo që largohet nga tradita ime, ai nuk është prej meje”.

Në prezencën e të Dërguarit s.a.v.s po ashtu ishte përmendur se një njeri tërë ditën agjëron e tërë ditën fal namaz, ndërsa i Dërguari s.a.v.s. kishte pyetur se “Kush kujdeset për të? Kush ia siguron ushqimin dhe pijen?’’, të pranishmit ju përgjigjën “Ne, o i Dërguar i Allahut ‘’. Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj se “Ju jeni më të mirë se ai”.

Jeta e të Dërguarit s.a.v.s është e mbushur me ndodhi prej të cilave ne duam ta bëjmë njeriun qenie njerëzore e të përkryer, atraktiv, të jetë i dashur dhe t’i dojë të tjerët, që e donë jetën, të bukurën, mirësinë, butësinë, fjalë ëmbël, pamje bukur, të buzëqeshur, që e donë mirësjelljen dhe bashkëpunëtor në të dobishmen. Pra, duam nga njeriu që të jetë hije-lehtë, i pashëm, fjalë bukur, njeri që e donë përgëzimin dhe e urren dhunën, e donë harmoninë, bashkëpunimin, njeri që e gëzon kur i shërben të tjerëve, kur tek tjerët mbjellë lumturinë, për të korrur më vonë butësi, dashuri dhe mirësjellje vëllazërore.

Njeriu si mysliman i vërtetë është vetëm nëse arrin që tek të tjerët të mbjell lumturinë, që të gjithë t’i gëzohen prezencës së tij, sytë të mallëngjehen dhe zemrat të lëngojnë për mungesën e tij. Njeriu, pra si mysliman i vërtetë duhet që të mbaj aromë të këndshme, qëndrim të hijshëm, rrobat, pamja dhe fjalët t’i ketë të bukura e mbresëlënëse.

Kur Pejgamberi s.a.v.s. e kishte dërguar Muadhin së bashku me Ebu Musa El-Eshariun për në Jemen, i këshilloi duke u thënë se “Jini të pajtuar dhe assesi mos u përçani, përgëzoni dhe mos armiqësoni, dakordohuni dhe mos u kundërshtoni”.

Ndërsa në fillim të viteve të nëntëdhjeta kur Presidenti Rexhep Tajib Erdogan ishte vetëm kryetar i Stambollit, e kam dëgjuar të thotë se “Këtë porosi të Pejgamberit s.a.v.s e kam marrë si kushtetutë dhe plan-program veprimi”.

Jeta e njeriut është e mbushur me ngrohtësi dhe dashuri, emocione fisnike, inkurajuese për të krijuar ambiente në të cilat shpirtrat do të gjenin qetësi, sferat e jetës do të ishin spektra të bukura. Kjo dashuri dhe bukuri të mbushte rrugët dhe mbarë hapësirën, për të krijuar kështu perspektivë për një jetë të lumtur, duke i bërë që bilbilat qysh herët në mëngjes të zbresin pranë dritareve për të kënduar, e më pastaj të fluturonin rreth e çark tablove si inspiruesë të krijuesve, poetëve dhe piktorëve për ta përshkruar në formën më të bukur, në përpjekje që të arrijnë deri tek ato vepra letrare romansiere që ta luftonin, e ta vritnin mllefin dhe urrejtjen, që e largojnë zilinë dhe smirën. Kështu do të mund të kishim një ambient të ngrohtë, të dashur dhe afasionantë i cili do t’i kënaqte shikimet, do i gëzonte fytyrat, dhe do i përgatiste shpirtrat që të përballonin çdo dallgë të urrejtjes dhe çdo tufani të zilisë.

Abbas Es-Sisi, e kishte përmbledhur Islamin me një fjalë “Islami është dashuri”, e që më vonë shkroi edhe libër me të njëjtin titull. /KBI-Bujanoc.com/

651 Shikime