Nata e Regaibit

26.01.2023

Nata e Regaibit


Nata e Regaibit

www.kbi-bujanoc.com

Sot me 26 janar 2023 ditë e enjte, është Nata e Regaibit, e cila në gjuhën arabe është shumësi i fjalës “ragibe”, që do të thotë se kjo është nata e dhuntive, dhuratave, shpërblimeve dhe nxitëse për vepra të mira. Nata e mirë (e madhe) Regaib, sipas kalendarit hënor, bie natën e xhumasë së parë (nata që lidh ditën e enjte me të premte) të muajit Rexheb, i cili është edhe muaji i parë i 'Tre Muajve të bekuar'. Çdo natë e xhuma është e bekuar, por kur këto dy netë bëhen bashkë nata bëhet akoma më e bekuar dhe më e dobishme. Me vlerat e mëdha që përmban kjo natë, është njëkohësisht sihariqi dhe lajmëtari i parë i muajit të Ramazanit. Pastaj sipas disa mendiemeve të dijetarëve musliman, në këtë natë nëna e Pejgamberit Muhamedits.a.v.s. e ndie veten shtatzënë me Muhamedin s.a.v.s. Në aspektin psikologjik kjo është shumë e rëndësishme, sepse besimtari hyn në një parapërgatitje shpirtërore dhe e drejton veten e tij kah adhurimeve, përgjegjësive individuale dhe familjare duke urdhëruar të mirën e duke ndaluar të keqen. Sipas mendimeve të dijetarëve Islam, në këtë natë Allahu i madhëruar e ka begatuar profetin Muhamed (s.a.v.s.) me dhunti dhe dhurata shpirtërore shumë të çmuara. Edhe profeti ynë i dashur e ka lavdëuar dhe falenderuar Allahun (xh.sh.) me lutje, teube dhe namaz. Allahu natën e Regaibit i jep muslimanëve mirësi dhe begati të panumërta. Kjo është nata kur pranohen lutjet, pendesat dhe kur shpërblimet e adhurimeve janë të mëdha e të shumta. Pejgamberi ynë i dashur, në një hadith të transmetuar nga Enesi (r.a.) thotë: “Kujdes, përpiqu të rrish zgjuar natën e xhumasë së parë të muajit Rexheb, të mos e kalosh atë në shkujdesje, sepse Engjujt asaj nate ia kanë vënë emrin Regaib!”. Ndërsa në disa thënie të tjera për rëndësinë e kësaj nate, Pejgamberi Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Ai që e vlerëson natën e xhumasë së parë të muajit Rexhep (nata e Regaibit), Allahu i madhëruar nuk e dënon në varr”. (Saadet-i Ebedije). “Lutja që bëhet në këto pesë netë nuk kthehet mbrapsht: Në natën e Regaibit, natën e 15 të Shabanit, të Xhumanë, natën e Bajramit të Ramazanit dhe të Kurbanit” (Ibn-i Asakir). Si përfundim themi që kjo natë duhet vlerësuar nga besimtarët me adhurime të ndryshme sip ash me, namaz, me lexim Kur’ani, me teube istigfar, i dërgohen salavate Pejgamberit Muhamedit s.a.v.s. etj. Dita e enjtë është mirë të agjërohet, si ditë e enjte, si ditë e muajit Rexheb, dhe në shenjë të kujtimit të kësaj nate, kurse në mbrëmje të kryhen adhurime të llojeve të ndryshme. Gjthashtu, kjo natë, si çdo natë me vlerë, kalohet edhe me punë të tjera të dobishme dhe sevapprurëse në fenë tonë, si bamirësi, lidhje familjare dhe gjithçka në të mire të islamit dhe muslimanëve etj. "O Allah, na begato në (muajt) Rexheb dhe Sha'ban, dhe mundësona ta arrijmë Ramazanin" / Muhammedi s.a.v.s. / URIME TË GJITHËVE NATA E REGAIBIT KBI-BUJANOC Janar 2023

354 Shikime