SHTATË MREKULLITË E NËNËS

08.09.2022

SHTATË MREKULLITË E NËNËS


SHTATË MREKULLITË E NËNËS

www.kbi-bujanoc.com

  • Qëndrimi gjysmë ore pranë nënës është barasvlershme me gjashtë sesione pranë psikiatrit të shkathtë dhe me përvojë.
  • Shkencërisht është vërtetuar se, nëna lëshon valë shumë të afërta e të ngrohta, dhe gjatë përqafimit, të bën të reflektosh, të bën më të qëndrueshëm, më të qetë dhe më të integruar me ata që të rrethojnë.
  • Nëna është e vetmja qenie që ka një lloj sensorë parashikues (prognostik) në raste fatkeqësie, ndaj mos u befaso nëse të ndalon të shkosh diku, madje edhe sikur të bëhet fjalë për shëtitje.
  • Shkencërisht është vërtetuar, kur nëna e vendos dorën në vendin ku të dhemb, i ngjason shërimit, të paktën në kuptimin psikologjik.
  • Nëna është e vetmja që është e gatshme, të bëj gjithçka për ty, madje edhe kur nuk kërkohet prej saj.
  • Nëna është në gjendje që përmes dua/lutjeve të saj ta ndërroj rrjedhën e fatit tënd.
  • Nëna është e vetmja qenie përballë së cilës nuk mund të pretendosh ndjenjat e tua, edhe nëse përdor marifete.

Autor: Muhamed Ratib el-Nabulsi
Përktheu: Lutfi Muaremi

493 Shikime