Kultura e sjelljes në xhami dhe kujdesi për pastërtinë e saj

11.01.2022

Kultura e sjelljes në xhami dhe kujdesi për pastërtinë e saj


Kultura e sjelljes në xhami dhe kujdesi për pastërtinë e saj

Shkruan: Azmir JUSUFI

Gjatë kohës së Pejgamberits.a.v.s., xhamia ka qenë në rend të parë vendi ku adhurohej Allahu i Lartësuar,  pastaj: shkolla e parë, vend edukimi, kazermë dhe vend i të gjitha nevojave që kishin  myslimanët në atë kohë. Sot, për fat të keq, xhamia e ka humbur pozitën dhe vendit të cilat i takojnë. Gati është bërë dhe reduktuar vetëm si vendi ku vetëm falet namazi sa të është gjallë njeriu, apo vetëm kur të vdes ai, sepse deshëm neve apo jo, një ditë pa dyshim që do të na vije dita që të na e falin namazin e xhenazes pikërisht në xhaminë. Dikur xhamia ishte pjesa e pandarë e qenies së myslimanit, e që sot, siç thamë, për fat të keq nuk është kështu. Shpresojmë që, në një të ardhme sa më të afërt, t'i kthehet reputacioni i dikurshëm të cilin e kishte.

Nxitje për vizitën e xhamisë

Ekzistojnë hadithe të shumta të Pejgamberits.a.v.s., që flasin për rëndësinë e vizitës së xhamive, të cilët e nxisin myslimanin dhe myslimanen për vizitën e tyre dhe kujdesjen e pastërtisë së tyre., e që neve do t'i përmendim vetë disa prej tyre?

-          Imam Muslimi shënon hadithin të cilin e transmeton nga EbuHurejreter.a., duke transmetuar nga Pejgamberis.a.v.s., se kishte thënë: “Kush nga ju pastrohet në shtëpinë e vetë (para se të niset për në xhami), e pastaj shkon në njërën nga xhamitë për të kryer obligimin nga obligimet e Allahut, me njërin hap i falet gjynahu (i bërë më parë) kurse me hapin tjetër i ngritët pozita e tij  (në Xhennet).”

-          Abdullahb. Omerir.a., transmeton nga Pejgamberis.a.v.s., se kishte thënë: Namazi i falur në xhemat është më i vlefshëm se ai individual për njëzet e shtatë herë.”

Vajtja në xhami, hyrja në xhami dhe qasje në namaz

-          Veshja e rrobave të pastër për xhami – namaz, e kujdes të posaçëm në këto ditë të nxehta vere duhet t'i japim veshjes së çorapeve të pastërta. Po ashtu, këtë rroba nuk duhet të jenë të ngushta dhe transparente (posaçërisht kjo i referohet grave) dhe të mos kenë fotografi njerëzish a kafshësh (kjo më shumë i referohet fëmijëve).

Allahu i Lartësuar, në suren 'A'raf – ajeti 31, thotë:

O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin)”

-          Largimi nga përdorimi i qepës, hudhrës, dhe ushqimit të ngjashëm që mund të shkakton neveri dhe erë të keqe tek ai që falet ngjit me neve.

-          Pastrimi i dhëmbëve me misvak apo brushë të dhëmbëve.

-          Parfumuesja e rrobave dhe trupit, në mënyrë që të na vije era e mirë e jo t'i bie të fikët dikujt nga era e keqe që mund të shkaktohet nga rrobat tona apo trupi jonë.

-          Që të shkojmë në xhami më herët me qëllim që të i kryejmë obligimet tona që na presin në xhami. Po ashtu, Allahu xh.sh., u garantoi atyre që vijnë më herët në xhami se do të kenë vend nën Hijene Arshit të Tij (të mbrojtur nga nxehtësia e madhe në ditën e Gjykimit) atëherë kur nuk do ketë hije tjetër përveç Hijes së Tij. Po ashtu, sipas haditheve autentike kuptojmë se ai që shkon më herët në xhami duke e pritur namazin – faljen e tij, llogaritet sikur se është në namaz dhe është një lloj itikafipër të, dhe melekët bëjnë dua për personin e tillë.

-          E lexojmë duan e paraparë për hyrje në xhami, e gjithë kjo në bazë të haditheve dhe synetit të Muhammedits.a.v.s.

-          Para se të hymë në xhami i zbathim këpucët, e nuk shkelim ashtu të mbathur nëpër tepihët që janë të shtruara para hyrjes së xhamisë, dhe i vendosim në vendin e vetë.

-          Në xhami hymë me këmbën e djathtë, në bazë të një hadithi të cilin e transmeton Aishjar.a., dhe haditheve tjera që flasin për këtë çështje.

-          Kur të hymë në xhami është synet t'i përshëndesim të pranishmit me selam, ai i cili veç është në namaz i kthen në selam me isharet (gestikulim), në bazë të hadithit të cilin e transmeton Bilalir.a., e të cilin e shënojnë Buhariu dhe imamë tjerë të haditheve të Pejgamberits.a.v.s.

-          Nuk do të ndanë dy njerëz në saff (resht)në të cilin janë të ulur e as që do e lëviz nga vendi në të cilin është ulur veç do të ulet aty ku gjen vend bosh në safet e fundit, e jo që për fitimin e më shumë sevapeve për faljen në safin e parë t'i shkelim gjithë rend për të shkuar në safin e parë.

-          Është e ndaluar që të kalojmë para personit që falet, sepse Pejgamberis.a.v.s., ka thënë:

“Që dikush të pret njëqind vjet, e ka më mirë se sa të kalojë para vëllait të tij i cili falet.” (Tirmidhiu, IbniMaxhe)

-          Kur të hymë në xhami hymë, pra, të qetë dhe i falim dy rekatë namaz “tehijjetul – mesxhid” (nderim xhamisë), në kohën kur nuk është mekruh falja e namazit nafile (vullnetarë).

-          Pas faljes së namazit “tehijjetul - mesxhid” marrim Kuran nga raftet e xhamisë dhe lexojmë ajetet e tij me të gjitha rregullat përcjellëse të texhvidit (rregullave të leximit të drejtë të Kuranit) me vëmendje dhe urtësi.

-          Me kujdes e dëgjojmë nasihatin (këshillën) – dersin të cilin e ligjëron imami i xhamisë, ose nëse lexohet Kurani e dëgjojmë leximin e tij duke menduar për urtësitë dhe mesazhet e tij, sepse Allahu i Lartësuar në Kuran na porosit që kur të lexohet Kurani të dëgjohet me kujdes leximi i tij.

-          Largimi i çfarëdo muhabeti – bisede të dynjasë.

-          Largimi i çfarëdo lloji tregtie të dynjasë në kompleksin e xhamisë.

-          Pejgamberis.a.v.s., disa sahabëve të cilët me një rast kur u afruan për të falur namaz duke qenë të zhurmshëm, iu drejtua me fjalët: “Mos veproni ashtu! Kur t'i qaseni namazit, qasini të qetë dhe me dinjitet...” (Buhariu).

522 Shikime