Liria e besimit në Islam

11.04.2016

Liria e besimit në Islam


Liria e besimit në Islam

Dr. Ragib Serxhani

Në Kuranin e Madhërishëm gjejmë një rregull bazë dhe të qartë për lirinë e fesë apo besimit ku Allahu i Madhëruar thotë: { Ska imponim në fe…} El Bekare 256. Pra as Profeti i Allahut dhe as muslimanët me pas nuk kanë detyruar ndokënd që të përqafojë Islamin pa deshirën e tij apo të shfaqë Islamin për t’iu shmangur diçkaje që i cënonte jetën, pasurinë apo lirinë. Diçka të tillë nuk mund ta vepronin ndërkohë që dihej që në ditët e para të Islamit në tokë se nuk ka vlerë feja dhe besimi i imponuar dhe  se nuk ka kurrëfarë dobie në botën e përjetshme e cila është qëllimi i çdo muslimani.

Shkaku i zbritjes së ajetit të lartëpermendur, siç pohon Ibnu Abasi, është se kur një gruaje  nuk  i jetonin fëmijët  betohej se po u bëra me fëmijë do ta rriste në fenë judaike dhe kur fisi Benu Nedir u shpërngul në mesin e tyre kishte fëmijë nga ensarët dhe ata thanë se nuk do ti lemë fëmijët tanë  në fenë  e tyre. Sakaq Allahu i Madheruar zbriti versetin Kuranor { S’ka imponim ne fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra!...} [El Bekare 256:1]

Besimi  dhe vullneti i njeriut

Të pranuarit apo jo i Islamit varet nga vullneti dhe bindja e brendëshme e vetë njeriut. Allahu i Madhëruar thotë {.. Prandaj kush të dojë, le të besojë e kush të dojë le të mohojë!}[ Kehf 29[. Allahu xh sh i tërheq vëmendjen profetit (a.s) për këtë të vërtetë duke ia qartësuar se misioni i tij është vetëm përcjellja e mesazhit dhe jo imponimi i njerëzve në Islam. {…Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?!} Junus 99. { dhe nuk je i ngarkuar t’i detyrosh ata me forcë!} El Gashije.  {Nëse ata të kthejnë kurrizin, dije se Ne nuk të kemi dërguar (o Muhamed), si roje për ta. Detyra jote është vetëm të kumtosh.}……..

Nga sa më lart kuptohet se kushteta e muslimanëve shpall të drejtën  dhe lirinë e besimit dhe e refuzon prerazi imponimin e njeriut për perqafimin e Islamit.

Pluralizmi fetar në Islam

Pranimi i lirisë fetare ka për qëllim njohjen e ekzistencës së shumë feve dhe kjo është zbatuar praktikisht kur profeti alejhi selam njohu lirinë e besimit në kushtetutën e parë të Medinës ku pranoi se hebrejtë dhe muslimanët përbejnë një bashkësi të vetme si dhe në çlirimin e Mekës ku nuk u imponua asnjë banor i Mekës që të përqafonte Islamin me gjithë mundësite dhe triumfin që arritën muslimanët. Por profeti i Allahut u tha: “ Ikni se ju jeni te lire”.

Prijësi i dytë e myslimanëve, Omer bin Hatabi, në përputhje me shembullin e të derguarit te Allahut (a.s), u dha të krishterëve të  Kudsit, Jeruzalemit, sigurinë për jetën, kishat e kryqet e tyre dhe se nuk do të dëmtohet apo imponohet kush për shkak të besimit te tij.

Veç sa më sipër Islami garanton të drejtën e debatit objektiv larg çdo sharje apo injorimi të tjetrit. Kurani pohon: { Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë te bukur dhe diskuto me ta me mënyrën më të mirë!..} [En-Nahl 125].

Në bazën e këtyre parimeve tolerante ngrihet dialogu mes muslimanëve dhe jo muslimanëve. Kurani i Madherishëm kur drejton ftesën në dialogun me ithtarët e Librit thotë: {Thuaj: O ithtarët e Librit, ejani të bashkohemi në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do të mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!’’ Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoj se ne i jemi nënshtruar Allahut!’’} [Al Imran: 64]

E në qoftë se dialogu nuk arrin rezultat ateherë secili ka fenë e tij me të cilën është i bindur dhe këtë shpreh ajeti i fundit i sures (El-Kafirun) që mbyllet me: {Ju keni fenë tuaj dhe unë kam fenë time!’’} [El-Kafirun: 6].

Përshtati: Mevlad Collaku

/KBI-Bujanoc.com/

2905 Shikime