Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc shënoi ngjarjen e lindjes së Muhamedit a.s

26.12.2015

Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc shënoi ngjarjen e lindjes së Muhamedit a.s


Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc shënoi ngjarjen e lindjes së Muhamedit a.s

Në sallën e madhe në shtëpinë e kultures në Bujanoc, më 25.12. 2015 me fillim nga ora 15:00 Departamenti i të rinjëve dhe i gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc organizoi manifestimin tradicional fetar kushtuar datëlindjes së Muhamedit a.s.

Të pranishëm pos përfaqësusesve nga Këshilli i Bahskësis Islame në Bujanoc dhe imamëve  të kësaj komune, këtë manifestim gjithashtu e ndoqën edhe përfaqësues nga komuna e Bujanocit, kuvendi komunal, Kryetari i këshillit nacional z. Jonuz Musliu, drejtorë të resoreve pranë komunës së Bujanocit, Mediat elektronike dhe të shkruara Këshilli i Bashkësisë islame të Preshevës, Musafir nga Tetova e Kumanova, e të tjerë.

Programi ishtë mjaft i begat: Në fillim një pjesë nga Kurani e lexoi Xhelal Jakupi imam në Lluçan, kurse pas kësaj hapjen e këtij manifestimi e bëri Nevzad Lutfiu Kryetar i Departamentit të të Rinjëve .

Përshëndetjen e të pranishmëve e bëri Kryetari I Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc  Sulejman ef. Fejzullahu, i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, foli edhe rreth disa nga cilësitë e Muhamedit a.s. dhe rëndësinë e e organizimeve fetare për këto ngjarje dhe ndikimin pozitv që kanë këto organizime në kulturën islame te muslimanët e në veçanti tek të rinjtë.

Musaifr të ftuar enkas për këtë manifestim ishin interpretuseit e ilahive Nusret Kurtishi nga Maqeodina si dhe motrat Burniku nga Kosova të cilët prezentuan me disa ilahi.

Një pjes te shkurtet nga Mevludi u lexua nga hoxh Xhelal Jakupi si dhe disa monolgje e ilahi nga aktivistet e Departamentitn të të Rinjëve pran KBI-Bujanoc.

/KBI-Bujanoc.com/

2144 Shikime