Kur shkenca ka evoluar shumë pak kemi shkenctarë.

06.12.2015

Kur shkenca ka evoluar shumë pak kemi shkenctarë.


Kur shkenca ka evoluar shumë pak kemi shkenctarë.

Marrja me shkencě padyshim është një obligim për të gjithë qofshin meshkuj apo femra.Sa jemi ka e permbushim këtë obligim kjo është një temë që duhet trajtuar.

Shumë shkolla ,shumë universitete, shumë tempuj të dijes falë Zotit institucione te dijes sa ta dojë zemra. Të gjitha keto institucione fatmirësisht frekuentohen shumë nga nxënës e student. Gjithashtu mund të krenohemi edhe me kuadrot tona arsimore gjë të cilën ata mundohen me profesionalizëm ta kryejnë detyrën e tyre. A thua vallë pas kësaj krenarie cilat janë rezultatet ne arsimin toně?? Po mos te ishte politika e involvuar edhe në arsim pa dyshim se do ishim ndjerë krenar,por siç duket krenaria jonë u ndërpre këtu, mu këtu!!! Shumě student ,shumë të diplomuar ,rezultate jo.Kush është fajtori?? Sot më lehtë se kurr mund të marrësh një diplomë universitare apo një master etj.Ngase kolegjeve private më tepër u intereson paraja se sa kualiteti i studentëve,siç thotë fjala e urtë "ke lekun han burekun".Këtu kemi dy kategori:1.humbës dhe 2.fitues Dhe nga gjithë kjo padyshim se humbës kryesorë ěshtë rinia jonë,nděrsa përfitues janë bosat e kolegjeve. Sot fatkeqësisht shumë tě " diplomuar" krenohen me titullin e tyre ,dhe po nuk i thirre prof. do u mbetet hatri. Ně dijeni për këto skandale sigurisht se janë edhe mësimdhënësit e tyre.Por ç'ti bëshë ata duhet ti kryejn urdhërat! Pra në këtë gjendje kanë rënë titullarët tanë.Bien "viktimë" e injorantëve. Për interesa personale humbin titullin e tyre akademik. Dëshirojmë të dimë se a ka rrugdalje nga kjo krizë.Them krizë ngase kur shkenca e dija janë në krizë ,i gjithë populli është në krizë.Në krizë është kombi,në krizë është feja, pra krizë e gjithanshme. Nëse vërtetë dëshirojmë të dalim nga kjo krizë neve me seriozitetin më të lartë duhet të veprojmë ti parandalojmë këto skandale.Duhet me doemos ti kthehemi dijes së mirëfillt.Duhet që tju hjekim pluhurin librave tona që i ka kapluar qe sa kohë.Duhet qe deri në maksimun ti shfrytëzojmë kapacitetet tona intelektuale,dhe vetëm ně këtë menyrë mund të dalim nga ky kolaps. Po ti kuptojmë mirěfilli porosit Kur'anore sigurisht që nuk do kishim ardhur në këtë gjendje.Po ta kuptojmë mirëfilli fjalën e parë të Kur'anit "Lexo me emrin e Zotit tënd i cili krijoi gjithçka" sigurisht se gjendaj jonë arsimore,politike,fetare do tě ishte më ndryshe. Përgjegjsia e kesaj gjenerate bie mbi ne.Prandaj të mundohemi qe brezat e rinjë ti edukojmë e mësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Mos të harrojmë se nesër do të japim llogari edhe para Zotit edhe edhe para njerzěve.Mos të lejojmě që nesër të shnënohemi në faqet e zeza të historisë. Mos tě lejojmë që tě na mallkojnë pasardhesit tanë.Mos të lejojmë që injorantët sot ta shfrytëzojnë rastin që ta edukojnë rininë tonë. Porosis që ti kthehemi dijes,ti kthehemi librit,ti kthehemi leximit spse vetëm kështu arrihet ajo çfar kërkohet nga ne.

Muhamed I Xhemaili    /KBI-Bujanoc.com/

3089 Shikime